3 mënyra për t’i dhënë formë biznesin tuaj në vitin 2016 - Business Magazine Albania

3 mënyra për t’i dhënë formë biznesin tuaj në vitin 2016


Agimi i një viti të ri është koha e përkryer për të nisur biznesin tuaj. Është një moment i natyrshëm për të reflektuar për vitin e kaluar, për të festuar sukseset tuaja dhe për të analizuar pengesat tuaja -duke përfshirë ato pengesa që ishin në gjendje të kapërceheshin dhe ato që nuk ishin. Është një kohë për të caktuar objektiva realiste për vitin e ardhshëm, por edhe për ta zhvilluar biznesin tuaj.

Nëse jeni duke synuar për të tejkaluar performancёn e shitjeve dhe për të mundur dobësitë, nëse po shihni të lançoni një produkt të ri apo të hidhni hapin në një treg apo industri të re, mund të realizoni tri gjëra që viti 2016 të jetë një vit i suksesshëm.

Kini prekjen e Midas*

Ndoshta gjatë vitit 2015 ju lançuat një produkt apo një shërbim të ri në vitin 2015 dhe kërkesa nuk ishte e lartë. Tani po përpiqeni t’ia dilni mbanë dhe të fitoni sa më shumë klientë. Kërkesa është e madhe, për aq kohë sa ju keni mundësi për ta mbështetur dhe furnizuar atë.

Prandaj pse disa biznese qëndrojnë fitimprurëse ndërsa disa të tjera shkojnë drejt falimentimit?

Përgjigja është e thjeshtë. Shumë nga këto kompani të suksesshme- nga startupet (bizneset e reja) deri te kompanitë e mëdha publike, kanë motive se si t’i kthejnë detyrat e tyre në të holla.

Një mënyrë për ta arritur këtë është nëpërmjet një forme kreditimi faktoring, që lejon bizneset për të kthyer faturat, urdhrat e blerjes etj. në të holla. Kjo formë kreditimi u jep kompanive kapitalin që u duhet për të rritur biznesin. Është financim i shpejtë dhe fleksibël që në thelb ju paguan herët për mallrat dhe shërbimet që tashmë keni dorëzuar.

Bёjeni borxhin ‘mikun’ tuaj

Shumica e kompanive të teknologjisë janë në kërkim të zgjerimit të gjurmëve të tyre, pavarësisht nëse këtë e synojnë nëpërmjet një kapitali sipërmarrës dhe shpresës së ndihmës nga një investitor.

Le ta pranojmë, kapitali sipërmarrës mund të jetë vërtet tërheqës për një CEO të ri dhe joshja e një investitori mund të ngjajë me rastin e një kalorësi që përpiqet me parzmoren e shndritshme të fitojë lojën e tij.

Por shumë kompani në rritje nuk arrijnë të kuptojnë se për çdo dollar të kapitaleve që pranojnë, ata humbasin një pjesë të bizneseve që kanë punuar aq shumë për të krijuar. Me fjalë të tjera, çdo pjesë e kapitalit nga i cili hiqni dorë është pretendim për çdo dollar të ardhurash që biznesi juaj gjeneron.

Ndërsa të hollat e kapitalit sipërmarrës, investimet dhe mjetet monetare mund t’ju rrisin përkohësisht, mos e nënvleresoni koston e heqjes dore nga kapitali privat .

Shumë CEO janë ngurrues të marrin borxh, sidomos gjatë fazave të vështira, tё cilat për ironi janё faza kur ata kanë nevojë më shumë për kapital. Dhe disa të tjerë (CEO) nuk kanë as bilancet qё u duhen për t’u kualifikuar për një kredi normale biznesi.

Në këtë treg mjaft konkurrues të teknologjisë, kompanitë që mbijetojnë dhe lulëzojnë janë ato që kanë gjetur mënyra kreative për të financuar rritjen e tyre. Ata janë tё vetmit qё e dinё se format alternative tё fondeve “venture” dhe tё huamarrjes tipike nuk duhet të jenë tipike “unicorn.” Alternativat pёrveç bankave tё mëdha komerciale dhe fondeve tё sipërmarrjeve të Silicon Valley në fakt, ekzistojnë. Dhe për më tepër, ata u ofrojnë kompanive kapitalin që u duhet, kur ata kanë nevojë, pa kufizimet me të cilat janë mësuar përgjithësisht bizneset.

Pra, bëjini një nder vetes në vitin 2016 dhe bëhuni kreativ. Nëse ju nuk mund të merrni çfarë ju duhet nëpërmjet kanaleve më tradicionale, shikoni për alternativa të tjera.

Vendosini gjërat në rregull

Nuk ka rëndësi se sa të forta janë shitjet tuaja apo se sa të ardhura keni projektuar për këtë vit. Pa sistem të drejtë faturimi, pa llogaritë e arkëtueshme të ekipit dhe pa strukturën e menaxhimit të inventarit, do ta gjeni veten në një luftë të pafund për të qëndruar në treg.

Jepini vetes kohë për ta vënë zyrën në rregull. Dhe në qoftë se nuk mundeni apo nuk dini si ta realizoni vetë, lёrjani dikujt që mund ta bëjë. Faktorët janë ekspertë në menaxhimin e shumë prej këtyre funksioneve.

Bizneset që në mënyrë të pashmangshme do të dalin në krye në vitin 2016 janë ato që kanë ndjekur rrugën më pak të ndërmarrë ndonjëherë. Kështu që zgjidhni të shihni përtej së dukshmes për të gjetur zgjidhje alternative që do ta çojnë biznesin tuaj në nivelin tjetër.

*Mbreti Midas i Frigjisё, njё rajoni antik nё Azinё Qendrore p.e.s, i cili sipas gojёdhёnave Dionisi, Zoti i pjellorisё sё natyrёs, i dha fuqinё atij qё çdo gjё qё prekte ta kthente nё ar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0