3 ide që tingëlluan qesharake…por u kthyen në biznese që trondi... - Business Magazine Albania

3 ide që tingëlluan qesharake…por u kthyen në biznese që tronditën industrinë

Në fillim, ishte thjesht një mënyrë për të fituar pak më shumë të ardhura. Një aktivitet dytësor, një eksperiment, një dëshirë për të gjetur kuptim apo për të dalë nga rutina. Por për tre themelues të guximshëm, ajo që nisi si një “side hustle” u kthye në një startup të vërtetë dhe më tej, në një histori suksesi që i frymëzon të gjithë ata që mendojnë të hedhin hapin e madh.

Lexo gjithashtu: Elton John dhe Dua Lipa kërkojnë mbrojtje nga Inteligjenca Artificiale

Rare Plant Fairy, nga dhoma e gjumit në një biznes që lulëzon

Në fillim të pandemisë, Jocelyn Ho vendosi të shesë disa nga bimët ekzotike që kishte në koleksionin e saj personal. Nuk priste shumë. Por kërkesa për bimë tropikale dhe të rralla shpërtheu. Në fundjavën e parë, ajo fitoi 1,000 dollarë. Mjaftueshëm për të mbjellë farat e një ideje që do të lulëzonte më shumë se çdo bimë tjetër në raftet e saj.

Sot, “Rare Plant Fairy” është një kompani me bazë në Detroit, me një hapësirë prej 10,000 metrash katrorë, 24 të punësuar dhe mbi 500 bimë të dërguara çdo javë në të gjithë vendin. “Që ditën e parë, e trajtova si një biznes të vërtetë,” thotë Ho. “Por momenti kur punësova personin e parë, ishte pika ku kuptova peshën e përgjegjësisë.”

Dhe përgjegjësia, bashkë me pasionin, u kthyen në recetën e suksesit.

Roadside Republic, kur një çadër dhe një kamion bëjnë mrekulli

Shannon Houchin punonte si COO në një kompani software-i kur babai i saj u diagnostikua me kancer terminal. E lodhur nga stresi dhe dëshpërimi, vendosi të shiste pjeshkë në anë të rrugës. Vetëm një çadër, disa fruta të freskëta dhe një qëllim i qartë, të rikthehej tek thjeshtësia.

Në javën e parë pati fitime. Në fund të verës, 100 pika shitjeje dhe 2 milionë dollarë në shitje. “Shifrat e morën vendimin për mua,” thotë ajo me buzëqeshje.

Sot, Roadside Republic është një biznes vjetor me dhjetëra pika shitjeje, një dyqan në Fort Worth dhe shërbime dërgese farm box. “Të gjithë ndjekin kompleksitetin,” thotë ajo. “Por nëse funksionon në një parking, funksionon kudo.”

Lexo gjithashtu: 400 aplikime, 4 vite pritje dhe një ëndërr që u bë realitet/ Eris Bleta, një shqiptar në CISCO

Leau, modë me qëllim dhe cilësi

Gia Mezz, e lodhur nga industria e fast-fashion, vendosi të krijojë vetë veshje që respektojnë kohën dhe qëndrueshmërinë. E nisi në vitin 2020, mes pandemisë, me pak dizajne të punuara me dorë dhe shumë pasion për cilësinë.

Vetëm një muaj pas lançimit online në LA, gjeneroi 10,000 dollarë të ardhura. Gjashtë muaj më vonë, hoqi dorë nga puna dhe iu përkushtua Leau me kohë të plotë. Sot, kompania është në rrugë për të arritur 10 milionë dollarë në shitje gjatë gjithë jetës së saj.

“Leau lindi si një dëshirë për të krijuar me qëllim,” shkroi Gia në LinkedIn. “Çdo hap ka qenë një përpjekje për të rizbuluar çfarë do të thotë të investosh me kujdes në garderobën tënde.”

Çfarë na mësojnë këto histori?

Që ndonjëherë, ideja më e vogël mund të ketë potencialin më të madh. Se nuk ka nevojë për investime marramendëse apo teknologji të avancuar për të nisur një ndryshim të vërtetë. Mjafton një pasion i sinqertë, një nevojë e pazbuluar dhe guximi për të provuar.

Dhe ndoshta, ajo që sot është një “side hustle”, nesër mund të jetë titulli kryesor i një reviste biznesi.
A do të jetë historia jote e radhës?

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0