Ja çfarë e ka bërë Kobe Bryant një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave

3 gjërat që e kanë bërë Kobe Bryant një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave


Besnikëria, etika e punës dhe mendjemprehtësia janë gjërat për të cilat kanë nevojë të gjithë sipërmarrësit.

Kobe Bryant nuk ishte lojtari im i preferuar. Me shumë gjasa, as i juaji. Megjithatë, të gjithë e dinë se ai ka qenë një nga më të mirët.

Kobe i mundësoi skuadrës së tij shumë suksese dhe gjithashtu theu shumë rekorde dhe fitoi çmime personale. Ai e ndërtoi karrierën e tij mbi bazën e këmbënguljes, zellit dhe aftësive. Këto janë pikërisht edhe aftësitë që sipërmarrësit duhet t’i zhvillojnë.

Nëse e shohim nga konteksti i biznesit, suksesi që ka pasur Kobe në terren mund të krahasohet me Mark Zuckerberg ose Elon Musk. Ai nuk është Jeff Bezos, Warren Buffett ose Bill Gates, ai do ishte njësoj si Michael Jordan. Si një nga më të mirët e të gjitha kohërave, mënyra sesi ai ka luajtur, nuk ka të krahasuar me asnjë lojtar tjetër.

Këto janë tre nga mësimet që Kobe i ka dhuruar botës së biznesit nga karriera e tij:

Rri besnik dhe i qëndrueshëm

Kobe luante gjithmonë. Ai nuk kërkonte asnjëherë një natë pushim.

Për më tepër, ai qëndroi një Laker përgjatë gjithë karrierës së tij. Jo shumë atletë luajnë për të njëjtën skuadër për më shumë se 20 vite. Bryant përpiqej gjithmonë për të bërë më të mirën në çdo situatë. Qartësia e tij psikologjike dhe vetëkontrolli e lejuan të kapërcente kohërat e vështira dhe të ndërtonte jetën që donte.

Ai nuk hoqi dorë edhe kur situatat përkeqësoheshin ose nuk ishin në periudhën më të mirë të mundshme. Ai bënte atë që duhej të bënte për të përmirësuar çdo gjë gjatë viteve. Ky është një tregues i këmbënguljes së vazhdueshme.

Nëse praktikoni të njëjtin nivel besnikërie dhe e aplikoni atë tek stafi dhe klientët tuaj, do arrini të korrni sukses.

Praktikohu dhe trajnohu më shumë se gjithë të tjerët

Kobe trajnohej më gjatë dhe me më shumë kujdes se të tjerët. Edhe shoku i tij i skuadrës, Shaq ka thënë se Kobe praktikonte të gjitha lëvizjet e tij pa top, për orë të tëra, duke e vizualizuar punën e tij fizikisht. Historitë rreth përkushtimit të tij janë legjendare. Nga ato për të cilat Gary Vaynerchuk do ishte krenar. Histori sesi ai bëhej gjithmonë qull në djersë në orën 5 të mëngjesit, çdo ditë edhe pasi u bë All-Star, kampion i NBA dhe Olimpik. Histori sesi gjatë gjithë karrierës së tij nuk lejoi kurrë asnjeri që ta mposhte në palestër dhe largohej gjithmonë i fundit nga palestra. Histori sesi, në ditët e ndeshjeve, bënte 800 prova para se të fillonte.

Kobe e bënte punën e tij me nje etikë të “çmendur”. Pasioni dhe energjia gjithmonë shkëlqejnë. Nëse e do diçka, duhet të punosh për të.

Lexo gjithashtu: 15 thënie frymëzuese të Kobe Bryant, nga karriera e tij legjendare

Mprehtësia juaj mendore dhe emocionale janë komponenti kryesor

Kobe arrinte të kontrollonte çdo situatë. Edhe kur nuk ishte as faji dhe as problemi i tij, ai i mbante nën kontroll situatat. Ai sigurohej jo vetëm të vepronte, por edhe ta përvetësonte rezultatin e diçkaje psikologjikisht. Nëse loja ishte në vijën e duhur, ai donte të gjuante. Gjithmonë ruante lojtarin më të mirë të skuadrës kundërshtare. Ai asnjëherë nuk ua kalonte përgjegjësinë të tjerëve për gjëra që mund t’i bënte vetë. Kur është pyetur sesi i kapërcente pengesat, Kobe është përgjigjur: “Cdo gjë negative, presioni, sfidat, janë një mundësi për mua që të rritem”.

Nëse të gjithë sipërmarrësit do e pranonin këtë nivel përgjegjshmërie për punën e tyre, do kishte më shumë performacë pozitive në biznes. Sipërmarrësit ulen dhe ngrihen vetëm në bazë të guximit mendor personal. Tendenca e tyre për të mos pranuar ndikues të jashtëm ndikon në besimin e tyre të brendshëm. Kobe udhëhiqej nga dëshira e tij personale për të bërë më të mirën dhe për të fituar.

Kobe ka thënë: “Unë do bëj çdo gjë që duhet për të fituar lojën, edhe nëse do më duhet të ulem në një stol dhe të tund peshqirin, t’i jap ujë shokut të skuadrës apo të bëj gjuajtjen përfundimtare të fitores”.

Nëse doni të fitoni njësoj si Kobe, duhet të jeni të qëndrueshëm, të punoni fort dhe të zhvilloni mprehtësinë mendore. Pra e thënë shkurt, kur doni të fitoni do ta gjeni rrugën drejt suksesit, sepse mendja dhe veprimet tuaja nuk do të lejojnë gjë tjetër përveçse fitore.

Thrive Global

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0