28 të infektuar, shkon në 361 numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri

28 të infektuar, shkon në 361 numri i të prekurve me Covid-19 në Shqipëri


28 persona, ndër ta një fëmijë, u identifikuan me Covid-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 361 të infektuar.

Të shtunën, një 80-vjeçare vdiq në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Ajo u shtrua në spital më 4 prill, dhe për shkak të gjendjes së rënduar ishte i pamundur transportimi i saj në Tiranë.

Ndërsa një tjetër paciente, 80 vjeç nga Vlora, doli të shtunën nga Spitali Infektiv.

Në informimin e përditshëm, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër.

Në total janë testuar 2396 raste, dhe janë konfirmuar 361 raste ku:

– 361 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 104 janë shëruar,
– 20 kanë vdekur,
– 64 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 5 prej tyre janë në terapi intensive, 1 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar,
– 7 persona janë të shtruar në Sanatorium, 1 prej të cilëve në gjendje të rënduar.

Në total në të dy spitalet janë 71 persona janë të shtruar.

Mosha mesatare e të prekurve me koronavirus është 50 vjeç.

Përhapja e koronavirusit deri më 5 prill është sipas këtyre qyteteve:

— Në Tiranë: 174 persona;

— Në Durrës: 36 persona;

— Në Fier: 25 persona;

— Në Lushnje: 5 persona;

— Në Elbasan: 10 persona;

— Në Rrogozhinë: 4 persona;

— Në Kavajë: 8 persona;

— Në Korçë: 16 persona;

— Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 36 persona;

— Në Lezhë: 14 persona;

— Në Has: 9 persona;

— Në Berat: 1 person;

— Në Krujë: 5 persona;

— Në Tropojë: 4 persona;

— Në Pukë: 4 persona;

— Në Mirditë: 3 persona.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0