270 milionë adresa të paligjshme në Facebook - Business Magazine Albania

270 milionë adresa të paligjshme në Facebook


Facebook i bëri të kënaqen investitorët ditën e mërkurë kur raportoi shumën 10.3 bilionë të të ardhurave të tremujorit të tretë (Korrik-Gusht-Shtator), gjithashtu dhe 2.07 miliardë përdorues mujorë, por hulumtimet e tjera që i janë bërë të dhënave tregojnë se mund të ketë miliona llogari të rreme dhe adresa me profile të kopjuara nga persona të tjerë. 

 

Sipas Business Insider në fitimet e tremujorit të tretë të Facebook dy shifra të rëndësishme nuk janë raportuar. Në rezultatet mbreslënëse të rrjetit social, është vënë re se 10 % e 2.07 miliardë përdoruesve mendohet të jenë profile të kopjuara nga përdoruesit real, ose pothuajse dyfishi i vlerësimit 6 % të tremujorit të mëparshëm (Prill-Qershor-Maj).

Lexoni: Facebook mbyll të gjitha profilet fallco

Përveç kësaj, rreth 2-3 % të përdoruesve të tremujorit të tretë ishin fallco, ndërsa 1 % e përdoruesve ishin të klasifikuar gabimisht ose përdorues të padëshiruar.

Business Insider njoftoi Facebook duke shpjeguar se ndryshimet ndodhën për shkak të “një metodologjie të re për llogaritë e dyfishta që përfshinin përmirësime në sinjalet e të dhënave tek të cilat mbështetemi”.

Ndërsa shifra prej 10% është relativisht e vogël në krahasim me rrjetin masiv të përdoruesve të Facebook në mbarë botën, kjo shifër ende barazohet me 207 milionë llogari të kopjuara- pa llogaritur 60 milionë llogari të tjera fallco. Në total, llogaritë e paligjshme të facebook kapin shifrën 270 milionë, raportoi gazeta Telegraf.

Facebook

Gazeta britanike u shpreh se ky zbulim që u bë kundrejt rrjetit të famshëm Facebook, mund të çojë në rritjen e shqyrtimeve të saktësisë së të dhënave të kësaj kompanie.

Facebook së bashku me gjigandë të tjerë të mediave sociale, të ndjerë nën presion, dolën publikisht për të shpjeguar nëse platformat e tyre kanë shpërndarë lajme të rreme gjatë zgjedhjeve elektorale në Amerikë.

Lexoni: Ndryshime të reja në Facebook – Ikona e WhatsApp shfaqet në menu

Përpara një nënkomisioni të gjyqësorit të senatit, Facebook konfirmoi raportet, të cilat tregonin se reklamat e blera në Rusi ishin shpërndarë tek një popullsi prej 126 milionë banorësh, gjatë fushatës zgjedhore të vitit të shkuar. Colin Stretch, avokat i përgjithshëm i Facebook, pranoi se platforma nuk mund të gjurmonte 5 miliardë reklamues që e përdorin atë çdo muaj.

Burimi: warc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0