21 pacientë me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1164.
Një 62-vjeçar, i shtruar në pavionin e sëmundjeve të brendshme në QSUT ka ndërruar jetë. Ai ishte asimptomatik.
Rovena Daja, nga ISHP njoftoi se 14 raste janë zbuluar në Tiranë, 3 në Krujë, një në Durrës, 1 në Kamëz, 1 në Shkodër dhe 1 në Mallakastër. 27 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv, 4 janë në terapi intensive dhe njëri prej tyre është i intubuar.
Lexoni: Pandemia nxit novacionet në fushën e mjekësisë
Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 16 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1164 të infektuar,
– 33 viktima;
– 891 të shëruar,
– 240 të infektuar aktivë;
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 2 qershor është:
– Tiranë, 157 pacientë aktivë,
– Durrës, 20 pacientë aktivë,
– Krujë, 20 pacientë aktivë,
– Shkodër, 10 pacientë aktivë,
– Kamëz, 11 pacientë aktivë,
– Mat, 9 pacientë aktivë,
– Lushnje, 6 pacientë aktivë,
– Berat, 2 pacientë aktivë,
– Fier, 2 pacientë aktivë,
– Korçë, 1 pacient aktiv,
– Librazhd, 1 pacient aktiv,
–Mallakastër, 1 pacient aktiv.
Lexoni: Hiqen kufizimet për lëvizjen, hapen kufijtë, masat e reja nga 1 qershori
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.