Hiqen kufizimet për lëvizjen, hapen kufijtë, masat e reja nga 1 qershori

Hiqen kufizimet për lëvizjen, hapen kufijtë, masat e reja nga 1 qershori

masat lehtësuese

Në 1 qershor fillon një fazë tjetër me masa lehtësuese përsa i përket COVID-19. Nga sot, nuk do të ketë më zona të kuqe apo të gjelbra, që përkthehet në liri-dalje pa kufizime orari, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Gjithashtu, në 1 qershor, në ditën që u dedikohet atyre, fëmijët e vegjël do të shkojnë në kopshte dhe çerdhe, pas më shumë se 2 muaj të mbyllur në shtëpi. Siç autoritet përkatëse kanë bërë me dije, ambientet e kopshteve dhe çerdheve janë dezinfektuar dhe do të funksionojnë në rregulla të rrepta sigurie. Me hapjen e kopshteve dhe çerdheve, do të hapen edhe parqet dhe këndet e lojërave.

Edhe kufijtë tokësorë do të hapen prej ditës së sotme. Është hequr edhe detyrimi i vetëkarantinimit, përveç rasteve kur vendoset nga autoritete shëndetësore. Sot hapen plazhet, që menaxhohen nga struktura akomoduese, hotelet. Ndërkohë, më 6 qershor do të hapen plazhet edhe për qytetarët, të cilët këtë sezon turistik do të kenë në dispozicion më shumë plazhe publike, ndryshe nga e kaluara.

Lexoni: Sezoni turistik do të zgjasë deri në nëntor

Edhe për sportdashësit ka lajme të mira, pasi do të nisë kampionati i futbollit, edhe pse do të duhet që emocionet e ndeshjeve t’i përjetojnë nga televizori pasi nuk do të lejohen që të ulen në shkallët e stadiumit për të parë skuadrën e tyre të zemrës, me qëllim shmangien e grumbullimeve masive të njerëzve.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se prej 1 qershorit do të hapen palestrat, qendrat e internetit, kurset profesionale, edukative, argëtuese dhe konkurset e punësimit.

Lexoni: Nga 1 qershori do të lejohet lëvizja e automjeteve në të gjithë vendin

Megjithatë, teksa Shqipëria po hapet në masën 99%, nuk ka ende një vendim se kur do të hapet transporti publik, e ndërsa është planifikuar që hapja e pishinave, teatrove, kinemave, e klubeve të natës, mbajtja e konferencave dhe tubimeve të bëhet pas 23 qershorit.

Sa i përket dasmave, ato do të lejohen të zhvillohen, por me një numë të vogël pjesëmarrësish. I njëjti rregull do të zbatohet edhe për funeralet.

Ministria e Shëndetësisë ka ripërsëritur apelin për zbatimin e të gjitha masave të sigurisë duke u shprehur se“situata e epidemisë të shkaktuar nga COVID-19 nuk ka përfunduar”. Pamjet e qyteteve të boshatisura tashmë do i përkasin të kaluarës, pasi pritet që vendi t’i rikthehet normalitetit. Kujdesi ndaj COVID-19 tashmë është në dorën e qytetarëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0