2023 pritet të shënojë një rekord të ri të turizmit në Shqipëri - Business Magazine Albania

2023 pritet të shënojë një rekord të ri të turizmit në Shqipëri

2023 pritet të shënojë një rekord të ri të turizmit në Shqipëri

2023 pritet të cilësohet ndër vitet më të mira të turizmit shqiptar deri më tani. Një fushë që nisi mirë që në fillim të vitit, po sheh numra në rritje në muajt e verës, duke mundësuar rritje të flukseve turistike në hotelet dhe resortet shqiptare. 

Sipërmarrësit dhe ekspertët e turizmit vlerësojnë se kjo erdhi si një bum pas pandemisë. Liria e lëvizjes që në verën e vitit 2020, kur shumë vende po aplikonin kushte të shtrënguara për lëvizje, ka bërë që vendi ynë të njihet edhe nga turistë të rinj.

Krahas kësaj, shërbimi turistik duket i përmirësuar, pavarësisht sfidës që hotelet dhe restorantet po hasin në gjetjen e punonjësve. 

Të dhënat e fundit nga INSTAT, tregojnë se tashmë Kosova nuk është vendi kryesor nga ku vijnë turistë. Shqipëria duket se ka hyrë zyrtarisht në axhendën e operatorëve evropianë të turizmit, përfshirë Britaninë e Madhe. Në një artikull të shkruar së fundi nga The Sun, theksohet interesi i rritur dhe kurioziteti i britanikëve për të pushuar në vendin tonë. 

Në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, në njohjen e Shqipërisë nëpër botë, vlerësohet të kenë ndikuar edhe koncertet e yjeve ndërkombëtare me origjinë shqiptare në vitet e kaluara, si Rita Ora dhe Dua Lipa. 

Por, duket se operatorët turistikë duhet të zgjerojnë më tej kapacitetet e tyre për vitet në vijim. Kryeqyteti shqiptar këtë vit u bë pritës i yjeve të tjerë ndërkombëtarë si Enrique Iglesias dhe Ricky Martin, të cilët gjithashtu e kanë bërë të njohur Shqipërinë tek ndjekësit e tyre. 

Një tjetër faktor rritës është rikthimi i diasporës. Miq dhe familjarë e kanë kthyer në pikëtakimi Shqipërinë. Ata mbildhen nga kontinente dhe vende të ndryshme, për të pushuar, por edhe për t’u takuar së bashku. 

Ndërsa do të duhen disa muaj për të parë në shifra numrin e turistëve këtë verë, operatorët turistikë, kanë parashikuar një rritje me 30% të numrit të turistëve, referuar kontratave të bëra në muajt e parë të këtij viti.

Në këtë mënyrë, rekordi i turizmit pritet të thyejë atë të vitit të kaluar, ku numërohen 7.5 milionë pushues.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0