2022, një vit i jashtëzakonshëm për OTP Bank Albania - Business Magazine Albania

2022, një vit i jashtëzakonshëm për OTP Bank Albania

OTP Bank Albania

2022 rezultoi një vit i jashtëzakonshëm për OTP Bank Albania dhe me oferta joshëse për klientët. Ky vit ishte vit ndryshimesh të mëdha, por dhe një vit rezultatesh historike në kuadrin e performancës. Këto arritje janë njohur dhe nga Euromoney dhe The Banker, të cilat ia dhanë çmimin si “Banka më e mirë në Shqipëri për 2022“, pikërisht OTP Bank Albania.


2022 rezultoi një vit i jashtëzakonshëm për OTP Bank Albania, si nga pikëpamja e dinamizmit që është ndjerë në treg, por edhe nga aspekti i performancës tregtare. Banka ofroi menjëherë mundësi të volitshme për klientët si; hapjen e llogarisë bankare/paketës falas dhe norma interesi të larta deri në 5.5% për depozitat 18 mujore në LEK.

Së fundi, kjo bankë realizoi me sukses bashkimin ligjor mes Alpha Bank Albania dhe OTP Bank Albania. Rezultati i këtij bashkimi e pozicionoi bankën të tretën më të madhen në vend në kredidhënie, duke forcuar kështu pozicionin në tregun shqiptar. Në të njëjtën kohë, rrjeti i saj i degëve u shtua, duke arritur  sot 56 degë në të gjithë vendin.

OTP Albania ka rrjetin më të madh të ATM-ve në vend në logon OTP dhe rrjet POS, i cili së shpejti do të dyfishohet.

Përtej procesit të bashkimit të bankave, pati performancë të shkëlqyer, duke raportuar rezultatet më të larta në historinë e bankës. Vetë CEO i Bankës, z. Bledar Shella dhe gjithashtu edhe burimet zyrtare të bankës, theksojnë se, OTP Albania arriti kKthimin më të lartë në kapital (ROE) ndonjëherë në këtë bankë dhe më të lartin mes bankash në Shqipëri, në raportin 27.5%, shenjë kjo e një pune të kujdesshme, e mbështetur nga profesionalizëm i lartë dhe mirëmanaxhimi.

Në të njëjtën kohë, OTP Albania raportoi rritje të së Ardhurës Bankare Neto me 20.35% dhe rritje të stokut të kredive dhe depozitave, në një vit me ndryshime të normave të interesit dhe inflacion të lartë. Si rezultat i të gjithave më lart, kjo bankë rezultoi me fitimin më të lartë ndonjëherë në kuotën 27.5M Euro.

Për të kurorëzuar këto arritje dhe punën cilësore të bankës, si në biznes, por edhe në avancimet teknologjike, “Euromoney” dhe “The Banker” i dhanë këtë vit çmimin si “Banka më e mirë në Shqipëri për 2022” pikërisht OTP Albania. Kjo bankë gëzon edhe vlerësimin e klientëve, si bankë që investohet konkretisht në lehtësimin e proceseve, përvojën e mirë në tërësi dhe rolin e partnerit përgjatë gjithë rrugëtimit të klientit.

Lexo: Sa lloje të inteligjencës ekzistojnë vërtet?

Bledar Shella, CEO i OTP Bank Albania tha se, “Falenderimet janë për klientët tanë të vyer dhe punonjësit tanë të rrallë, të cilët bëjnë përditë të mundur që aspiratat të kthehen në arritje konkrete. U jemi mirënjohës që besojnë në strategjinë e bankës tonë, tek manaxhimi dhe tek parimet & vlerat e OTP Banka Albania”.

OTP Bank Albania është pjesë e Grupit OTP. Grupi OTP është një nga grupet financiare më të qëndrueshme në rajonin CEE me përfitueshmëri të jashtëzakonshme dhe kapital dhe pozicione të qëndrueshme të kapitalit dhe likuiditetit. Aktualisht, grupi bankar ofron shërbime financiare universale në 12 shtete. Grupi OTP e ka selinë në Budapest, Hungari dhe ka një strukturë aksionare transparente dhe të diversifikuar. Grupi Bankar është listuar në Bursën e Budapestit që në vitin 1995.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0