2020 - Viti i projekteve të mëdha në sektorin Energjitik

2020 – Viti i projekteve të mëdha në sektorin Energjitik

sektorin Energjitik

Hidrocentralet në kaskadën e lumit Drin janë dhe do të mbeten për një kohë të gjatë burimi më i rëndësishëm i energjisë për ekonominë shqiptare.

Por pavarësisht peshës së madhe qe ky ansambël veprash inxhinierike mbart, qeveritë shqiptare nuk kanë mundur ta përmbyllin këtë projekt.

Hec Skavica

Është pikërisht Hec Skavica vepra e fundit, e cila ka mbetur në letër që prej vitit të largët 1960. Rikthimi i Hec Skavicës në planet e qeverisë dhe realizmi i tij plotëson të gjithë kaskadën dhe hidrocentralet e tjerë të cilët deri më sot kanë punuar me kapacitete të kufizuara, si pasojë e mungesës së këtij projekti.

Ky projekt do të jetë një investim shumë i rëndësishëm nëse do të realizohet. Në muajin tetor të këtij viti planifikohet të hapet një garë ndërkombëtare mbi bazën e një projekti që nuk është përzgjedhur ende. Janë dy variante në tryezën e specialistëve të cilat po diskutohen pasi edhe kompania, e cila po kryen studimin mbi këtë hidrocentral ka ende disa rekomandime të fundit për Koorporatën Elektroenergjitike Shqiptare. Me përzgjedhjen e variantit më të përshtatshëm do të hapet gara e cila sipas të gjitha gjasave do të jetë një garë ndërkombëtare, e hapur edhe për kompani të huaja të interesuara të investojnë në vendin tonë.

Qeveria parashikon që në vitin 2021 të fillojnë punimet për veprën, studimi i së cilës ka nisur rreth 1 vit e gjysëm më parë. Sipas variantit A parashikohet një hidrocentral me kapacitet më të vogël me një fuqi të instaluar 120 megavat dhe me vlerë investimi prej 308 milion euro.

Ndërsa sipas variant B parashikohet ndërtimi i një hidrocentrali me kapacitet të instaluar 210 megavat, që do të kushtojë rreth 510 milionë euro. Në shumën e investimit parashikohen edhe shpronesimet e zonave që do të përmbyten nga baseni i Hec Skavicës.

Në ditët në vijim pritet që Koorporata Elektro Energjitike Shqiptare së bashku me ekspertë të Ministrisë së Infrastukturës dhe Energjisë të zgjedhin variantin që do të jetë më i përshtatshëm. Deri më tani varianti B është më i parapëlqyer sepse parashikon një hidrocentral më të madh dhe një digë më të lartë me një impakt indirekt në optimizimin e prodhimit të të gjithë kaskadës së lumit Drin.

Impakti do të jetë i padiskutueshëm pasi një rritje e prodhimit të energjisë në vend nënkupton ulje të importeve të energjisë, ulje të faturës së importeve dhe gjithashtu shikohet si një investim i cili do t’i rikthehet shumë shpejt buxhetit të shtetit. Gjithashtu kjo vepër parashikon një menaxhim më të mirë të prurjeve të lumit Drin të cilat derdhen në zonën e Shkodrës duke eliminuar njëherë e mirë përmbytjet si dhe duke lehtësuar buxhetin e shtetit nga faturat e papritura të dëmeve mjedisore.

Gjithsesi vlen të thuhet se kapacitetet e buxhetit të shtetit janë tepër të limituara si pasojë e gjendjes që po kalojmë ndaj për ndërtimin e kësaj vepre diskutohet marrja e një kredie nga qeveria Shqiptare. Deri më tani Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka shfaqur interes për financimin e saj.

Parku Fotovoltaik i Karavastasë

Por 6 mujori i parë i 2020 solli edhe lajmin për një investim tjetër madhor në sektorin energjitik krahas Hec Skavicës. Bëhet fjalë për Parkun Fotovoltaik të Karavastasë një investim 100 milion Euro me anë të së cilit do të prodhohet energji nga dielli duke ulur kësisoj varësisë që ka Shqipëria nga energjia e prodhuar nga burimet hidrike.

Kompania Franceze Voltalia ofroi një çmim shumë të favorshëm prej 24.89 Euro për megavat/orë ndërkohë që ky park do të ketë një kapacitet të instaluar prej 140 megavat/orë, ku 70 megavat është sasia që garantohet nga qeveria për tu blerë. Ky çmim sipas kontratës do të jetë i garantuar për 15 vite.

Arritje e madhe në këtë ankand ishte edhe proçedura e cili nuk parashikoi një fazë negocimi mes OSHEE-së dhe Kompanisë Franceze Voltalia, pasi kontrata është pjesë e dokumentacionit të ankandi. Gjithashtu brenda pakëtes së dokumenteve ndodhet edhe Leja e Zhvillimit, e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Të gjithë këto elemente do të bëjnë që puna për realizmin e kësaj vepre të mos zgjasë më shumë se dy vjet.

Këto dy vepra madhore që pritet të ndërtohen do japin një impakt pozitiv në ekonominë e vendit dhe në tregun energjitik ndaj pritet që shumë shpejt të kemi edhe nisjen e funksionimit të bursë së energjisë nje hap tjeter madhor që lidhet me liberalizim e tregut energjitik.

Gara për funksionalizimin e bursës është hapur dhe deri në 20 qershor kompanitë e interesuara do të mund të dorëzojnë dokumentacionin për të qënë aksionerë të bursës së energjisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0