2019, rriten pagat në arsim, mjeksi e ushtri

2019, rriten pagat në arsim, mjeksi e ushtri


Mësuesit, mjekë e infermierë dhe punonjësit e ushtrisë kanë lajme të mira për vitin e ardhshëm.

Në një konferencë për mediat, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se në buxhetin e vitit të ardhshëm po parashikohet rritje pagash dhe pensionesh.

Drafti, i cili ende po përgatitet, parashikon sipas Ramës, “rritje pagash në arsim, shëndetësi dhe ushtri. Në 2019-ën do të ketë edhe rritje të pensioneve”. Kryeministri nuk bëri të ditur sa do të jetë niveli i rritjes së pagave. Siç kishte lajmëruar një ditë më parë në Twitter, Rama tha se, “reformat po na krijojnë mundësi për rritje pagash dhe shpërblime”.

Buxheti i vitit të ardhshëm pritet të diskutohet me grupet e interesit para se të shkojë në parlament.

Ndërkohë, këtë muaj ka pasur ndryshime në buxhetin e vitit 2018. Këto ndryshime, parashikojnë shpërblime për pensionistët e shtresat në nevojë në fund të vitit, si dhe ndryshim  të taksave për madhësi e sektorë të ndryshëm biznesi.

Lexo: Ndryshon Buxheti 2018. Ministria e Financave: miratohet bonus për pensionistët

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0