2017, prodhimi i energjisë elektrike në vend bie 37%

2017, prodhimi i energjisë elektrike në vend bie 37%


Prodhimi i energjisë elektrike nga hidrocentralet private sa vjen e rritet në peshë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave vitin e kaluar u rrit me 5%, duke arritur në 35 % të totalit të prodhimit.

Nga bilanci i energjisë në vitin 2017, energjia elektrike në dispozicion u rrit me gati 5%. Prodhimi neto vendas është 4.525 GWh, nga 7.136 GWh energji të prodhuar në vitin 2016, duke shënuar rënie të prodhimit prej gati 37 %.

Thatësirat sollën ulje tek të gjithë prodhuesit e energjisë në vend, si hidrocentralet publike (-42,7 %) dhe hec-et private e koncensionare (-21,3 %).

Ulja e theksuar e prodhimit të energjisë elektrike, në 2017-ën, ndikoi në rritjen e importeve dhe rënien e eksporteve të energjisë elektrike. Importet bruto (energji në marrje) u rritën mbi 86 %, ndërsa sasia e eksporteve bruto (energji në dhënie) u ul me gati 74 %, krahasuar me vitin 2016.

Sipas INSTAT, hidrocentralet publike realizuan mbi 64% të prodhimit të energjisë elektrike për vitin 2017, nga  71,4 % që realizuan në 2016. Përqindja që zënë hidrocentralet private dhe koncensionare në prodhimin neto vendas të energjisë elektrike është 35,5 %, nga 28,6 % ishte një vit më parë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0