2 ide që mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni menjëherë jetën tuaj - Business Magazine Albania

2 ide që mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni menjëherë jetën tuaj


2 ide interesante dhe të dobishme mund t’ju vijnë në ndihmë të përmirësoni cilësinë tuaj të jetës.

Përditësoni mjedisin për zhvillimin tuaj personal

Dave Asprey, autori i disa librave bestseller dhe së fundi i librit GAME CHANGERS: What Leaders, Innovators, and Mavericks Do to Win at Life thotë: “ndryshoni mjedisin rreth jush dhe do të keni një kontroll të plotë mbi biologjinë tuaj”. Ky citim të sjell në mendje Dr. Marshall Goldsmith.

Ai thotë se, nëse nuk krijojmë një kontroll mbi mjedisin tonë, atëherë mjedisi do të na kontrollojë ne. Qeniet njerëzore janë produkti i mjedisit, disa mjedise janë më të butë e disa më të egër. Por, përtej kësaj ëdo mjedis ofron rregulla dhe mundësi të ndryshme për rritje dhe zhvillim. Në fakt, kjo tregon në mënyrë të drejpërdrejtë konceptin e WILLPOWER DOESN’T WORK, libër i cili u publikua vitin e kaluar. Aty do të gjeni disa nga rekomandimet specifike të Dave:

  • Sa herë të udhëtoni bëni një ndalesë në natyrë.
  • Lërini fëmijët tuaj të luajnë edhe nëse ato do të bëhën pis. Bashkohuni dhe ju me to.
  • Bëni një shëtitje në natyrë të paktën një herë në javë.
  • Eleminoni antibakteret e pastërtisë dhe zbarduesit.
  • Sillni sa më shumë bimë në shtëpi.

 “Ri formatoje” trurin me mirënjohje

Sipas Asprey,“Mirënjohja është më e rëndësishme se frika”. Ai thotë në GAME CHANGERS se, “Kapërcimi i frikës nuk ju shërben domosdoshmërisht për të arritur madhështinë tuaj pasi duhet shumë energji. Ruaj guximin sa je në kohë. Liria nga frika çon në lumturi dhe lumturia është ajo që ju nxit të bëni më të mirën tuaj në çdo gjë që dëshironi të bëni”. Gjatë gjithë kapitullit përfundimtar të librit, Asprey spjegon me kuptime shkencore se si mirënjohja jo vetëm që e kthen trurin tuaj, por rifreskon tërësisht biologjinë tuaj.

Përfundime: Ndryshimi i mjedisit ndryshon biologjinë tuaj. Përsërit çdo natë tri gjëra për të cilat je mirënjohës. Kështu, rikrijon trurin tënd, rivendos biologjinë dhe e përmirëson atë.

INC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0