2 emra të njohur i shtohen listës së folësve të AllWeb! - Business Magazine Albania

2 emra të njohur i shtohen listës së folësve të AllWeb!

2 emra të njohur i shtohen listës së folësve të AllWeb!

Konferenca e shumëpritur AllWeb sjell këtë vit një kombinim të freskët të folësve, me emra të njohur dhe të rinj që do të ndajnë ekspertizën e tyre unike.

Një lajm i gëzueshëm për pjesëmarrësit është rikthimi i një prej folësve të kaluar, një folës karizmatik dhe i dashur nga audienca jonë, i cili ka frymëzuar dhe motivuar profesionistë gjatë edicioneve të kaluara të AllWeb. Prezantimi i tij këtë vit pritet të jetë po aq dinamik dhe frymëzues, duke ofruar njohuri praktike dhe përvoja të vyera nga bota e marketingut dhe teknologjisë.

 Biletat tuaja mund t’i merrni TANI në këtë link duke përfituar edhe nga oferta 4+1 falas.

Por ky edicion rezervon edhe një tjetër folës të veçantë për të pranishmit: Azeem Ahmad, një ekspert i mirënjohur në industrinë e marketingut dixhital dhe një folës ndërkombëtar , do të bashkohet për herë të parë me AllWeb. Ahmad sjell gati një dekadë përvojë në fushën e marketingut shumëkanalësh, duke përfshirë PPC, SEO, marketing programatik dhe mediat sociale, si dhe përvojën e tij si juri në evente globale të çmimeve të marketingut. Azeem është gjithashtu prezantues i një podcast-i të suksesshëm në fushën e marketingut, që renditet ndër më të mirët në treg. Pjesëmarrësit në AllWeb do të kenë mundësinë të përfitojnë nga prezantimet e tij energjike dhe argëtuese, të njohura për stilin e tij të veçantë zany, që i bën të pranishmit të mësojnë dhe argëtohen njëkohësisht. Ahmad synon t’u japë audiencave njohuri konkrete dhe hapa praktikë që ata mund të zbatojnë menjëherë në punën e tyre.

 

 Biletat tuaja mund t’i merrni TANI në këtë link duke përfituar edhe nga oferta 4+1 falas.

Surprizë!! Rikthehet Jasmin Alić

Jasmin Alić (Jay nga Hey Jay): Eksperti numër 1 në botë i rritjes së LinkedIn, Jasmin është një copywriter dhe strateg i markës në Fortune 500 i ndjekur nga mbi 200,000 entuziastë të mediave sociale. Për të dytin vit rradhazi Jasmin do të bëhet pjesë e eksperiencës AllWeb. Ai synon të fuqizojë individët dhe bizneset për të përsosur markën e tyre dhe shkrimin në internet, duke nxitur një rritje të konsiderueshme. Siç shprehet edhe Jasmin: “Shumica e përdoruesve të LinkedIn™ që duan të publikojnë vazhdimisht përmbajtje luftojnë me këtë – krijimin e vazhdueshëm të përmbajtjes. Sfida më e madhe? Gjenerimi i ideve. Postime që ndihen të freskëta dhe të reja çdo herë. Me kalimin e viteve, unë kam zhvilluar formulën time 1-to-9 që ju lejon të krijoni dhjetëra ide postimesh brenda pak minutash – pa pasur nevojë të mbështeteni në AI.”

Do të mësoni se si të:

* Gjeneroni ide të përmbajtjes shpejt dhe në mënyrë të vazhdueshme
* Shkruani përmbajtje tërheqëse në një kohë të shkurtër
* Ripërdorni përmbajtjen për një afat të gjatë

Gati për të mbushur kalendarin tuaj të përmbajtjes me ide unike të përmbajtjes që nuk do t’ju marrin orë të tëra nga koha juaj? Bashkohuni me Jasmin për të mësuar më shumë rreth strategjive të tij.

Lexo edheOferta fantastike e AllWeb: Blini 4 bileta, përfitoni të pestën FALAS!

 Biletat tuaja mund t’i merrni TANI në këtë link duke përfituar nga oferta 4+1 falas.

Për më shumë informacion vizitoni allweb. Mos humbisni këtë mundësi për t’u ndikuar nga mendjet më të ndritura të marketingut në AllWeb 2024, në Tiranë, më 7 nëntor!

Nëse kërkoni të përjetoni një kombinim unik të ekspertizës dhe pasionit për marketingun, AllWeb 2024 është vendi ideal për t’u frymëzuar dhe për t’u lidhur me profesionistë të kalibrit të lartë. Bëhuni pjesë e këtij eventi të jashtëzakonshëm dhe përgatituni për një eksperiencë të paharrueshme, ndërsa mbi 10 folës të shkëlqyer  do të ndajnë sekretet e suksesit të tyre.

 Biletat tuaja mund t’i merrni TANI në këtë link duke përfituar nga oferta 4+1 falas.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0