Ravajol Hasani, ambasadori i kulinarisë shqiptare në botë, vjen me projektin e tij të parë në Shqipëri - Business Magazine Albania

Ravajol Hasani, ambasadori i kulinarisë shqiptare në botë, vjen me projektin e tij të parë në Shqipëri


26 Maji është dita kur ai lidhi kontratën në Qipro me kompaninë shqiptare Harmonia Hotels Group, që ka në krye Mohamed Kurmemin.

Hormonia Hotels Group planifikon të hapë një hotel të ri në qytetin e Durrësit dhe restorantet që do të jenë pjesë të tij, do të kenë si Chief Executive për ushqimin shqiptarin, Ravajol Hasani.

Në ditët në vazhdim partneri i tij, Christos Sokolis do të vijë në Shqipëri të bëjë mbylljet e fundit në lidhje me projektin.

Ravajoli do të jetë personi që do të krijojë menunë e restorantit. Menuja pritet të jetë në standardet më të larta të gastronomisë, ashtu siç jemi mësuar të shohim nga Ravajoli. Ushqimi do të orientohet drejt kuzhinës moderne, një ndërthurje e kuzhinës së Perusë dhe asaj Japoneze, gjë që sipas Ravajolit do t’i sjellë Shqipërisë një përparësi në gastronomi.

Ky lloj stili është duke u përhapur në Europë dhe Ravajoli po e sjell në Shqipëri, i pari i këtij lloji deri më tani.

Brenda 6 muajve do të nisi projekti dhe verën e ardhshme restoranti do të jetë i hapur për publikun shqiptar.

Kjo është hera e parë që Ravajol Hasani vjen me një projekt të tijin në Shqipëri dhe në një intervistë për BusinessMag ai thotë se nuk do të jetë i fundit. Projekte të tjera të lidhura me gastronominë do të pasojnë këtë projekt.

Qëllimi i tij është që Shqipëria të njihet në Europë dhe botë për gastronominë dhe risitë që do të sjellë menuja, e cila do të krijohet nga ai.

Në Tetor të këtij viti Ravajoli do të vijë në Shqipëri për të organizuar një event në qytetin e Durrësit dhe do të japë më shumë detaje për këtë bashkëpunim me Harmonia Hotels Group.

Ai është vlerësuar me disa çmime si ‘Luga e Argjendë’, ‘Kapela e Artë’ dhe ‘Shefi më i mirë i kuzhinës për vitin 2016’. Është mbasador i Jamie Oliver në Shqipëri, ambasador i Shqipërisë në Qipro në fushën e gastronomisë si dhe së fundmi ambasador chef i Shqipërisë në botë.

Lexoni: Ravajol, Ambasadori chef i Shqipërisë në botë vjen në Tiranë

Në Greqi dhe Qipro ai është chef executive i restorantit Margharita pizza artigianale, i cili është vlerësuar si një nga 100 restorantet më të mirë në botë, si dhe për 4 vjet rresht restoranti më i mirë për Comfort Food. 

CEO i Margharita pizza artigianale është Christos Sokolis si dhe heat pizzaiolo i riu i talentuar Temi Kosova.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0