Prezantohet për herë të parë platforma Magento 2 në Shqipëri - Business Magazine Albania

Prezantohet për herë të parë platforma Magento 2 në Shqipëri


Në datën 30 Maj, në ambjentet e Qendrës Rinore Tiranë u organizua seminari me tematikë “Magento 2: development and features”.

Prezantimi i Magento 2 u bë nga Ledian Hymetllari dhe Ardjan Shero.

Ata na njohën më shumë me Magento 2, një nga platformat më të fuqishme të eCommerce në treg, që mesa duket po shtrin rrënjët edhe në Shqipëri.

Lediani është ndër të parët që ka marrë certefikimin si developer për këtë platformë. Ai bëri një prezantim të saj, si dhe na solli demo të shkurtra të funksionaliteteve dhe risive që ka sjellë Magento 2 nga Magento 1.

Ledian Hymetllari është një nga ata të rinj që kërkon t’u transmetojë dijen e tij të gjithë të rinjve shqiptarë. Ai është një zhvillues i Magento dhe punon në një kompani të quajtur Shero. Pjesën më të madhe të kohës, ai punon në backend, duke zhvilluar pjesën më komplekse të Magento. Lediani po mbaron studimet për Informatikë, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Ai gjithashtu është një kontribues në projektet open source si Mailchimp Extension për Magento 2.

Ledian ka qenë shpeshherë i ftuar në shumë konferenca të ndryshme ku flet për platformat open source, mes tyre në Oscal 2016 dhe Oscal 2018.

Në përfundim të seminarit nuk munguan as pyetjet nga të pranishmit, të cilët ishin të rinj kuriozë nga fusha e teknologjisë së informacionit, për të mësuar dhe njohur më shumë këtë platformë.

Në një prononcim për BusinessMag ai tha se së shpejti do të vijë me projekte të tijat në fushën e teknologjisë së informacionit, por pasionin për të do ta përcjellë gjithmonë tek brezat e tjerë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0