Në një muaj pezullohen 1300 biznese, ndikoi TVSH

Në një muaj pezullohen 1300 biznese, ndikoi TVSH


Bizneset i kanë paraprirë masës së deklarimit të TVSH-së. Muajin e kaluar është shtuar numri i bizneseve që pezulluan aktivitetin. Flitet kryesisht për sipërmarrje me xhiro mbi 2 milionë lekë deri në 5 milionë lekë. Vendimi që preku rreth 10 mijë biznese në të gjithë vendin, përmes përfshirjs në TVSH, ndikoi në shtimin e ndërmarrjeve që ndërprenë aktivitetin.

Të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve tregojnë se në qershor, mbi 1.300 biznese vendosën të mos kryejnë aktivitet ekonomik duke kaluar në status pasiv.

Lexoni: Tatimet: bizneset që u hapën këtë vit 6 herë më shumë se ato që u mbyllën

Të dhënat tregojnë se këtë vit është rritur ritmi me të cilin bizneset po mbyllin aktivitetin, ndonëse numri i bizneseve të regjistruara vijon të rritet.

Për shkak edhe të riformatimit në treg, bizneset me më shumë risk janë pikat e vogla tregtare. Edhe pse një mundësi e rëndësishme për vetëpunësim, ekonomistët thonë, se pika të tilla tregtare janë më pak eficiente dhe me kosto të lartë mirëmbajtje.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar më parë se data 10 korrik 2018 është afati i deklarimit të librave të shitjes dhe blerjes për tatimpaguesit me qarkullim 2-5 milionë lekë, të përfshirë në skemën e TVSH-së që prej datës 1 Prill 2018.

Tatimpaguesit, duhet të mbajnë në konsideratë se të dhënat e blerjeve dhe shitjeve regjistrohen në librat e shitjes dhe blerjes në baza mujore.

Dorëzimi i librave kryhet në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-Filing, nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik që ka vetë subjekti, në rubrikën “Librat e Shitjes dhe Blerjes”. Brenda datës 10 Korrik duhet të deklarohen librat e shitjes dhe blerjes për periudhat tatimore Prill, Maj dhe Qershor.

Në Librin e Shitjes, tatimpaguesi, duhet të regjistrojë në mënyrë kronologjike çdo faturë tatimore shitjeje të lëshuar prej jush, si dhe përmbledhjen e qarkullimit ditor të memorizuar të pajisjes fiskale në një shifër të vetme mujore. Po kështu, në Librin e Blerjes, tatimpaguesi regjistron çdo faturë blerje malli me dhe pa TVSH, sipas kolonave përkatëse.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0