Konfindustria vlerëson, se falimentimi i rradhës i kompanive menaxhuese të “ARMO-s” ishte pasoja e pritshme e një procesi të dështuar i zbatuar në mbi 20 vjet nga vendimarrjet politike të të gjithë krahëve me industrinë dhe gjithë sektorin e hidrokarbureve në Shqipëri.
Gjergj Buxhuku, Administratori i Konfindustrisë, thekson në një njoftim për shtyp se, “shkatërrimi hap pas hapi i zinxhirit të mbyllur të kërkimit, zbulimit, nxjerrjes, përpunimit dhe tregtimit te sektorit të hidrokarbureve është përshkuar nga paaftësia e qartë institucionale dhe shenja të qarta të korrupsionit qeveritar”.
Lexoni : https://businessmag.al/armo-serish-ne-krize/
Pasojat e strategjisë së mësipërme të dështuar dhe klienteliste janë çmimet nga më të larta dhe cilësia më e dobët e karburanteve në Rajon dhe Europë, rrënimi i plotë i prodhimit vendor, dëme buxhetore financiare të ekonomisë kombëtare me vlerë prej mbi 2 miliardë nga nxjerrja, përpunimi dhe tregtimi i naftës.
Këtu nuk llogariten dëmet e rënda shëndetësore, mjedisore dhe teknike, që sipas Konfindustrisë, vijnë si pasojë e cilësisë jashtë standarteve të hidrokarbureve në qarkullim me vlerë prej dhjetra milionë euro të përvitshme.
Tregu i hidrokarbureve në Shqipëri, vëren përfaqësia e biznesit, është më i madhi në ekonominë kombëtare me qarkullim vjetor prej mbi 1 miliard euro dhe mbi 10% të PPB-së. Shqipëria është i vetmi vend në Rajon dhe nga të paktët në Europë, që zotëron rezerva tokësore/on shore të naftës.
Punonjësit e ARMO-s erdhën në këmbë nga Fieri në Tiranë në muajin dhjetor, kur qeveria u premtoi përmes kompanisë se do të merrnin pagesën e prapambetur.
Por, vetëm pak ditë më vonë, në janar, Ministri i Financave (qeveria ka 15% të aksioneve të kompanisë) ka bërë të ditur se zyrat e punës në Fier do të angazhohen për t’i asistuar punonjësit të marrin statusin e papunësisë dhe rrjedhimisht pagesën e papunësisë. Fakt i kundërshtuar fort nga punëtorët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.