Gëzuar fëmijëve të këtij vendi!

Gëzuar fëmijëve të këtij vendi!


Gëzuar 1 Qershorin fëmijë të këtij vendi. Gëzuar në radhë të parë atyre që këtë ditë e kalojnë në spital. Zoti i shëroftë sa më shpejt, dhe u dhëntë forcë nënave të tyre që t’u falin orë e çast vetëm dashuri. Ndonjëherë dashuria bën më shumë mrekulli sesa kurat mjeksësore.
Gëzuar fëmijëve që s’kanë parë fëmijëri, por që detyrohen të punojnë që të vegjël. Të paktën do rriten si njerëz punëtorë dhe do bëjnë të lumtur fëmijët e tyre.#
Gëzuar fëmijëve jetimë! Uroj që njerëzit që u rrinë pranë t’u falin sadopak mirësi për të zëvendësuar dashurinë e munguar të prindërve.

Gëzuar fëmijëve të varfër që s’kanë pasur kurrë lodra të bukura e kukulla. Por s’ka gjë, nuk keni humbur shumë, pasi s’ka më të bukura e më të shëndetshme se lojërat në natyrë.
Gëzuar fëmijëve që rrinë gjithë ditën me celularë në dorë. S’jeni ju fajtorë por prindërit tuaj egoistë, që skanë kohë e dëshirë të kalojnë kohë me ju. Ndoshta këtë do ta kuptoni dhe do rikuperoni tek fëmijët tuaj…
Gjithçka që kemi kaluar dhe kalojmë në fëmijëri na vlen në një mënyrë si mësim në jetë. Jeta ka treguar shumë raste kur njerëz me fëmijëri të vështirë janë bërë të suksesshëm dhe me emër në botë. Fëmijëria është një rrugë ku kalitemi të gjithë për t’u përgatitur për jetën. Pavarësisht se si rritemi, gjithkush e ka një shanc për t’u bërë dikush në këtë botë.
Mesazhi kryesor në këtë ditë u drejtohet qeveritarëve të këtij vendi. Jemi shumë pak shtetas në këtë territor, janë shumë pak fëmijë të cilët meritojnë një jetë më të mirë: një çerdhe, kopësht e shkollë me kushte të mira. Meritojnë mësues dinjitozë që t’i duan e të mos i rrahin, mësues që t’i mësojnë si të bëhen qytetarë të mirë, t’u mësojnë se çfarë është dashuria për njeri tjetrin, për prindërit, për tokën dhe mjedisin, e s’ka nevojë t’u mësojnë shkencë. Meritojnë mjedise për të luajtur, sa më shumë gjelbërim që të thithin ajër të pastër. Meritojnë kujdes më të mirë shëndetësor dhe ushqime të sigurta në treg. Meritojnë programe më të mira edukuese në ekranet e televizioneve publike. Meritojnë më shumë programe asistence ata që kanë nevojë, meritojnë një dorë të ngrohtë ata që s’kanë strehë e familje.
Këto i keni në dorë ju zyrtarë që mblidhni miliarda lekë nga taksat tona dhe shumë pak i hidhni për mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve. Rrallë kemi dëgjuar në seancat tuaja parlamentare të flisni për fëmijët. Rrallë kemi parë iniciativa që lidhen me të ardhmen e fëmijëve. Sot të paktën ju mbylleni gojën e mos bëni urime. Keni në dorë të ardhmen e këtij vendi, por s’e shihni dot, se babëzia dhe injoranca ju kanë errur sytë… Keni bërë shumë pak, kur kishit në dorë për të bërë shumë.
(Foto nga arti mural rrugëve të Tiranës)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0