Dëmet e pallogaritshme të një lajmi të rremë. Kolegji Universitar “Bedër” tryezë për “fake news”

Dëmet e pallogaritshme të një lajmi të rremë. Kolegji Universitar “Bedër” tryezë për “fake news”


Pak muaj më parë, një prej kompanive më të mëdha të bimëve mjekësore në vend rrezikoi falimentin, pasi mediat publikuan fabrikën e saj, gjatë dhënies së lajmit për sekuestrimin e mbi 6 tonëve drogë, në një magazinë afër fabrikës. Flitej për kompaninë e tregtimit të bananëve tashmë në hetim, por ndërkohë, sipërmarrësve të bimëve mjekësore iu desh të udhëtonin përtej kontinentit për të shpëtuar kontratat me klientët e tyre.

Lajmi i rremë, në mënyrë të pa qëllimshme në këtë rast, (në mungesë verifikimi informacioni), e me keq akoma për më shumë klikime, apo politikisht të orientuar, sjell dëme të mëdha në individin e shoqërinë.

Lexoni më shumë: Keq informimi: kompania e bimëve mjekësore “Albkalustyan” në prag katastrofe

Në një tryezë të rrumbullakët zhvilluar në Kolegjin Universitar “Beder”, u sollën shumë histori reale shqiptare dhe u vunë në pikëpyetje shumë parime mbi të cilat po zhvillohet informacioni sot.

Tema e hapur, “Fake News, problem i medias apo i demokracisë?” mblodhi përfaqësues të medias dhe fushës së marketingut, të cilët ngritën shqetësimet për përmasat e dëmshme.

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, theksoi se, përmes teknologjisë problemi është bërë i ndjeshëm, pasi sot teknologjia është pjesë e jetës së përditshme dhe jemi një botë të ndikuar nga interesat ekonomike të klikimeve.

Në rast se nuk bëhet dot një verifikim, në kushtet e informacionit të gabuar, përgënjeshtrimi do të ishte një zgjidhe sipas eksertëve. Eva Kushova, ish këshilltare në ministri të rëndësishme, sot sipërmarrëse në fushën e marketingut e komunikimit, tregon se në veçanti në shqipëri, indvidi është i pambrojtur dhe nuk arrin të sugurojë të drejtëvën para lajmeve të rreme.

Përtej zhvillimeve, përgjegjësia për lajme cilësore bie sërish mbi median dhe formimin e duhur të gazetarëve.

Ferdinand Gjana, Rektori i “Bedër”, vuri në dukje se, “Gazetari i luftës është i dëshiruar, por duhet të sigurohet prodhimi i gazetarit të paqes, gazetarit që zbut konfliktet dhe që kujdeset për çëshjet sociale”.

Së fundi, në Shqipëri është ngritur një media kushtuar verifikimit të lajmeve me emrin “Faktoje”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0