"Albania Future Engineers", fituesi i vendit të parë në Start Up Live Tirana

“Albania Future Engineers”, fituesi i vendit të parë në Start Up Live Tirana


Intervistë me fituesin e vendit të parë të Start Up Live Tirana.

BM: Mund të na flisni pak për projektin tuaj?

Fëmijët pëlqejnë shumë të luajnë me LEGO. Gjithashtu, ata pëlqejnë edhe teknologjinë. Ideja jonë ishte që t’i bashkonim këto të dyja, LEGO-n dhe teknologjinë, dhe të krijonim një program që t’i fusnim në klasa nëpër shkolla. Kemi krijuar gjithashtu paketa të ndryshme për këtë. Tageti ynë janë fëmijët nga mosha 4-6 vjeç, dhe nga klasa e 1 deri në klasën e 9. Secila nga këto grupmosha ka një paketë të caktuar që është kurrikula, gjithashtu edhe pjesët që janë të nevojshme për vazhdimin e proçesit si formueset LEGO dhe pjesët inxhinierike softëare dhe robotë.

BM: A ka ndonjë histori pas krijimit të kësaj ideje?

Dy fëmijët e grupit kanë LEGO në shtëpi dhe pëlqejnë të luajnë shumë me to, dinë të formojnë shumë objekte, gjithashtu kanë edhe disa robotë, dhe menduam që t’i vëmë në jetë. Kështu erdhëm në idenë që të bashkojmë teknologjinë me lodrat. Makina që treguam edhe në panel që lëvizte, është një rast implementimi i asaj që krijuam dje, për 1 ditë, me pjesët e LEGO-s dhe me pjesët inxhinierike. Arritëm të formojmë një makinë, që telekomandohej me smartphone, por mund të programohet që të lëvizë edhe vetë me anë të dy sensorëve. Kjo bën që  të mos përplaset me muret apo me pengesat e tjera që mund t’i dalin.

BM: A keni bërë testime të tjera?

Ky është testimi i parë që kemi bërë, sepse edhe idenë nuk kemi shumë kohë që e kemi krijuar, por kemi arritur të krijojmë kurrikulat që janë shumë të rëndësishme për formimin e klasave dhe dhënien e mësimit.

BM: A keni kontaktuar deri më tani me institucione arsimore?

Kemi dashur të shkojmë pranë Bashkisë Tiranë por ende nuk e kemi bërë. Por, kemi folur me kompani të ndryshme, madje njëra prej tyre na ka dhënë një ofertë për ta filluar si startup.

BM: A keni menduar për ndonjë strategji marketingu specifike deri më tani?

Përveç social media, do të krijojmë edhe një website, dhe më pas do të krijojmë partneritetet me kompani të tjera të cilat duan t’a zhvillojnë këtë projekt.

BM: A do të jetë kjo vetëm pjesë e shkollave, apo do të zhvillohet edhe në formën e kurseve të veçuara?

Së pari ajo do të shtrihet në shkollat private si fillim, e më pas synojmë edhe në ato publike. Por mund të jenë kurse të caktuara të cilat qëshirojnë t’a marrin këtë program nga ne.

Si shpërblim, vendi i parë mori 2 bileta për në Pioneers Festival në Vjenë si dhe host + domain falas nga webHost.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0