18-vjeçarja studion mjekësi dhe diagnostikon sëmundjen e saj, asnjë mjek s’e kuptonte origjinën e sëmundjes së saj - Business Magazine Albania

18-vjeçarja studion mjekësi dhe diagnostikon sëmundjen e saj, asnjë mjek s’e kuptonte origjinën e sëmundjes së saj

Është historia e Israa Altayeh, një vajzë jordaneze që vuante nga dhimbje të forta të kyçeve, humbje të vetëdijes dhe simptoma të tjera të rënda, pa ndonjë arsye të dukshme, që në moshë të hershme. Historia e saj ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.

Ajo që në moshë 10 vjeç ka vuajtur nga dhimbje të forta të kyçeve, humbje të vetëdijes dhe simptoma të tjera të rënda. Asnjë mjek nuk ishte në gjendje të kuptonte origjinën e sëmundjes së saj. Derisa në moshën 18-vjeçare ajo filloi të studionte mjekësi dhe të diagnostikonte vetë sëmundjen e saj. Duke mos gjetur zgjidhje pavarësisht kontrolleve mjekësore të kryera edhe jashtë vendit, Israa filloi të studionte tekstet mjekësore dhe si përfundim e zbuloi vetë se vuante nga sindroma Ehlers Danlos (EDS), një sëmundje e rrallë që prek një në 20 mijë njerëz në botë.

LEXO:Selfie’ për të zbuluar sëmundjet e zemrës?

Patologjia ka të bëjë me indet lidhëse dhe përfshin simptoma që variojnë nga problemet e kyçeve, të lëkurës e deri te sistemi i tretjes. Tani për tani nuk ka ndonjë kurë specifike për këtë gjendje.

Për problemet që ajo kishte me stomakun, mjekët duhet ta pajisnin vajzën me një tub ushqyes të lidhur me zorrën e hollë. “Kam marrë ushqim dhe ilaçe të veçanta për gjendjen time nga Amerika dhe gjëra të tjera për të zvogëluar problemet e kyçeve. Tani kam shpresë, tani mund të filloj të mendoj përsëri për të ardhmen sikurse vajzat në moshën time. E di që do të duhet ende kohë për trajtimet, por unë dola nga errësira”, -tha Israa duke ndarë përvojën e saj edhe përmes rrjeteve sociale.

Huffingtonpost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0