‘Selfie’ për të zbuluar sëmundjet e zemrës? - Business Magazine Albania

‘Selfie’ për të zbuluar sëmundjet e zemrës?

Dërgimi i një ‘’selfie’’ te mjeku mund të jetë një mënyrë e lirë dhe e thjeshtë për të zbuluar sëmundjet e zemrës, sipas autorëve të një studimi të ri. Studimi është i pari që tregon se është e mundur të përdorej një algoritëm kompjuteri për të zbuluar sëmundjen e arterieve koronare, duke analizuar katër pozicionet e një fytyre. Disa veçori të fytyrës janë të lidhura me një rrezik të shtuar të sëmundjeve të zemrës, të tilla si rrallimi ose flokët gri dhe rrudhat.

Studimi i ri u botua në  European Heart Journal . Edhe pse algoritmi duhet të zhvillohet më tej dhe të testohet në grupe më të mëdha njerëzish me prejardhje të ndryshme etnike, studiuesit thonë se ai ka potencialin që të përdoret si një mjet shqyrtimi që mund të identifikojë sëmundjet e mundshme të zemrës tek njerëzit në popullatën e përgjithshme ose te grupet e rrezikut, të cilët mund të referohen për hetime të mëtejshme klinike.

Profesori Zhe Zheng, i cili drejtoi studimin tha:  Sipas njohurive tona, kjo është puna e parë që tregon se inteligjenca artificiale mund të përdoret për të analizuar fytyrat dhe për të zbuluar sëmundjet e zemrës. Kjo mund të jetë një mënyrë e lirë, e thjeshtë dhe efektive për të identifikuar pacientët që kanë nevojë për analiza të mëtejshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0