165 raste me COVID-19 dhe 3 viktima gjatë 24 orëve të fundit

165 raste me COVID-19 dhe 3 viktima gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19

165 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 15231.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit, 3 pacientë kanë humbur jetën, një 63 vjeçar nga Burreli, një 66 vjeçar nga Tirana, një 83 vjeçar nga Shkodra. Gjatë 24 orëve janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9406 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Në 24 orët e fundit, rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 21 raste në Fier, 11 raste në Pogradec, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër, Lezhë, 5 raste në Krujë, Berat, 4 raste në Vlorë, 3 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, 2 raste në Rrogozhinë, Tropojë, Malësi e Madhe, 1 rast në Mirëditë, Mallakastër, Ura Vajgurore, Roskovec.

Lexoni: Maska do të jetë e detyrueshme kudo nga java e ardhshme

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë ju kujton të kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID-19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID-19.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0