Maska do të jetë e detyrueshme kudo nga java e ardhshme

Maska do të jetë e detyrueshme kudo nga java e ardhshme

Mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për t’u mbajtur në çdo ambjent të mbyllur dhe të hapur edhe në Shqipëri, duke filluar nga dita e enjte, javën e ardhshme.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Shëndetësisë, OgertaManastirliu.

“Nga java e ardhshme maska e detyrueshme kudo, përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku je ulur në tavolinë, për të konsumuar diçka”. Maska e detyrueshme në çdo mjedis, çdo rrugë, hapësirë publike. Ai shtoi  se qytetarët që do e shkelin këtë detyrim do të paguajnë gjobën në faturën e dritave. Kjo masë do të mbikqyret nga policia e shtetit dhe policia bashkiake.

“Situata në vend është larg së qeni situatë që mund të qëndrojmë pa u shqetësuar. Na duhet së bashku të parandalpojmë një karantinë të përgjithshme të dytë”, u shpreh kreu i qeverisë.

Sipas Ramës ky vendim merret që të mos mbyllet më vendi, shkollat, dyqanet dhe institucionet me pasoja ekonomike.

“Situata në Europë e më gjerë ka filluar të bëhet shqetësuese. Ishte diçka e parashikuar që me ardhjen e vjeshtës numrat do të rriteshin, por nëse në disa vende po rikthehen masa shtrënguese dhe kërcënimi i një karantine të përgjithshme, ajo që ne duhet të të parandojmë me çdo kusht është një karantinë e përgjithshme, pasi do të ishte tejet e vështirë për vendin, ekonominë e shumë familjeve dhe për shtetin”, tha kryeministri Rama.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0