Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë pesë persona për shkak të Covid-19, një 50 vjeçare nga Tirana, një 74 vjeçar nga Fieri, një 70 vjeçar nga Elbasani, një 56 vjeçar nga Durrësi, një 74 vjeçar nga Burreli, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije se në këto 24 orë janë shtuar edhe 152 raste të reja të prekur me virusin dhe shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është: 74 raste në Tiranë, 21 raste në Durrës, 13 raste në Korçë, 12 raste në Elbasan, 8 raste në Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Klos, nga 2 raste në Krujë, Fier, Has, Përmet dhe nga 1 rast në Kukës, Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Kuçovë.
‘’Në 24 orët e fundit janë shëruar 148 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4332, që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 39 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID19, sipas protokolleve përkatëse, ” u shpreh Ministria.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjithashtu i bëri thirrje qytetarëve që të mos ulin vigjilencën në asnjë moment po të vazhdojë të respektojnë masat e higjienës dhe distancimin social. Si çdo ditë ajo deklaroi se qytetarët që kanë shenja të sëmundjes duhet të telefonojnë menjëherë në Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1952
Durrës 505
Shkodër 301
Fier 187
Lezhë 169
Korçë 174
Vlorë 137
Kukës 129
Elbasan 134
Berat 65
Gjirokastër 47
Dibër 45
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.