13 thënie nga Stephen Hawking që do t’iu motivojnë të bëni gjëra të mëdha

13 thënie nga Stephen Hawking që do t’iu motivojnë të bëni gjëra të mëdha


Fizikanti britanik Stephen Hawking është ndoshta shkencëtari më i njohur dhe më i admiruar në ditët e sotme. Diagnostikuar me sklerozë amyotrophic lateral (ALS), një formë sëmundjeje që prek neuronet motorike, në moshën 21 vjeçare, ai kapërceu sëmundjen për të paraqitur disa prej teorive shkencore më inovatore në shekujt e fundit. Qëllimi i Hawking ka qenë të kuptuarit e universit, duke kushtuar jetën e tij për të zbuluar “The Theory of Everything” – titull i përshtatshëm për portretizimit e jetës së tij, i cili fitoi çmimin Oscar. Stephen Hawking mund të ishte me aftësi të kufizuara në trup, por sigurisht jo në ambiciet e tij.

Stephen Hawking është një nga figurat më frymëzuese dhe transformuese të shekullit të kaluar. Këtu janë Top 13 thëniet e tij që do t’iu frymëzojnë të mendoni gjëra të mëdha.

LexoniFizikanti vizionar, Stephen Hawking ndërron jetë në moshën 76 vjeçare

Këshilla ime për njerëzit e tjerë me aftësi të kufizuara do të ishte, përqendrohuni në gjërat që aftësia juaj nuk ju pengon të bëni mirë dhe mos ndjeni keqardhje për gjërat në të cilat ajo ndërhyn. Mos e kufizoni shpirtin tuaj nga gjendja juaj fizike.

Nuk është mirë që të zemëroheni nëse keni ngecur diku. Unë vazhdoj të mendoj për problemin, por punoj për diçka tjetër. Ndonjëherë zgjidhja është vite përpara në mënyrë që të shohim rrugën që po vjen. Në rastin e humbjes së informacionit dhe vrimave të zeza, ajo ishte 29 vjet.

Inteligjenca është aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve.

Kam vënë re se edhe njerëzit që pretendojnë se gjithçka është e paracaktuar dhe se nuk mund të bëjmë asgjë për ta ndryshuar atë, kontrollojnë para se të kalojnë rrugën.

Të gjithë jemi të ndryshëm, por ndajmë të njëjtin shpirt njerëzor. Ndoshta është natyra njerëzore që na bën të përshtatemi dhe mbijetojmë.

Herën tjetër që dikush ankohet se keni bërë një gabim, i thoni atij se kjo mund të jetë një gjë e mirë. Sepse pa mangësi, as ti, as unë nuk do të ekzistonim.

Mundohuni të kuptoni atë që shihni dhe pyesni për atë që e bën universin të ekzistojë. Jini kureshtarë dhe sado e vështirë mund të duket jeta, gjithmonë ka diçka që mund të bëni dhe të arrini suksesin. Është me rëndësi që të mos hiqni dorë.

Së pari, mos harroni të shikoni lart në yje dhe jo poshtë në këmbët tuaja. Së dyti, kurrë mos hiqni dorë nga puna juaj. Puna ju jep kuptim dhe qëllim dhe jeta është bosh pa të. Së treti, nëse jeni me fat që të gjeni dashurinë, mos harroni se ajo është atje dhe mos e shpërdoroni.

Unë jam vetëm një fëmijë që nuk është rritur kurrë. Ende vazhdoj të bëj pyetjet ‘si’ dhe ‘pse’. Herë pas here, gjej ndonjë përgjigje.

Njerëzit e qetë kanë mendjen më të zhurmshme.

Fakti që kam mbajtur aktive mendjen ka qenë jetike për mbijetesën time, siç ka qenë ruajtja e sensit të humorit.

Disa njerëz do të pretendonin se gjëra si dashuria, lumturia dhe bukuria i përkasin një kategorie të ndryshme nga shkenca dhe nuk mund të përshkruhen në terma shkencorë, por mendoj se ato tani mund të shpjegohen nga teoria e evolucionit.

Është humbje kohe të jem i zemëruar për paaftësinë time. Duhet të vazhdoja me jetën dhe nuk kam bërë keq. Njerëzit nuk do të kenë kohë për ju nëse do të jeni gjithmonë të zemëruar apo të ankoheni vazhdimisht.

burimi: Goalcast

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0