Fizikanti vizionar, Stephen Hawking ndërron jetë në moshën 76 vjeçare - Business Magazine Albania

Fizikanti vizionar, Stephen Hawking ndërron jetë në moshën 76 vjeçare


Fizikanti i njohur mbarëbotëror Stephen Hawking ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare, në shtëpinë e tij në Kembrixh në orët e para të së mërkurës në mënyrë natyrale.

Shkencëtari britanik ishte i famshëm për punën e tij me vrimat e zeza dhe relativitetin dhe shkroi disa libra shkencorë të njohur, përfshirë “A Brief History of Time” (“Një histori e shkurtër e kohës”).

Në moshën 22-vjeçare, Prof. Hawking u diagnostikua me një sëmundje të rrallë të quajtur Amyotrophe Lateralsklerose (ALS). Kjo sëmundje e la atë në një karrige me rrota dhe i duhej të fliste me ndihmën e një kompjuteri, por kjo gjë nuk e pengoi të bëhej një nga shkencëtarët më të njohur dhe më të suksesshëm të brezit të tij.

Në një deklaratë fëmijët e tij, Lucy, Robert dhe Tim thanë se “ai ishte një shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna dhe trashëgimia e të cilit do të jetojë për shumë vjet.

Prof. Hawking ishte i pari që përcaktoi teorinë e kozmologjisë si bashkim i relativitetit dhe mekanikës kuantike. Ai zbuloi gjithashtu se vrimat e zeza rrjedhin nga energjia dhe zbehen në asgjë – një fenomen që më vonë do të bëhej i njohur si rrezatimi Hawking.

Lexoni: Facebook sapo bëri atë që kërcënonte më shumë Bill Gates, Elon Musk dhe Stephen Hawking

Nëpërmjet punës së tij me matematicienin Sir Roger Penrose ai tregoi se teoria e përgjithshme e relativitetit nga Einstein nënkupton se hapësira dhe koha do të kishin fillimin në Big Bang dhe fundin në vrimat e zeza.

Shkencëtari fitoi popullaritet jashtë botës akademike dhe u shfaq në disa shfaqje televizive duke përfshirë “The Simpsons”, “Xhuxhi i Kuq” dhe “The Big Bang Theory”.

Ai u portretizua si në TV dhe në film – kohët e fundit nga fituesi i çmimit Oscar, Eddie Redmayne në “Theory of Everything”, i cili pasqyroi jetën e tij.

Fakte rreth jetës së tij:

Ai lindi më 8 Janar të vitit 1942 në Oxford, Angli.

Ai studioi në Universitetin e Oxford për shkenca natyrore

Në vitin 1963 u diagnostikua me ALS, një sëmundje, e cila do e linte atë në karrige me rrota, në pamundësi për të lëvizur dhe folur.

Në vitin 1974 ai nxorri teorinë e tij se vrimat e zeza emetojnë “Rrezatimin Hawking”

Në vitin 1979, ai u bë profesor i matematikës në Kembrixh – një pozicion dikur i mbajtur nga Isaac Newton

Botoi librin e tij “Një histori e shkurtër e kohës” në vitin 1988, e cila ka shitur më shumë se 10 milionë kopje

Historia e tij e jetës ishte subjekt i filmit të vitit 2014 “The Theory of Everything”, me aktor kryesor Eddie Redmayne.

Shumë personalitete e kanë vlerësuar Hawking duke filluar nga Kryeministrja Theresa May, e cila e ka quajtur atë “një mendje e shkëlqyer dhe e jashtëzakonshme” dhe “një nga shkencëtarët më të mëdhenj të brezit të tij”.

Ajo shtoi se: “Guximi, humori dhe vendosmëria e tij për të marrë maksimumin nga jeta ishte një frymëzim. Trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë.

Udhëheqësi i partisë së punës Jeremy Corbyn e vlerësoi shkencëtarin për “vendosmërinë e tij për të shpjeguar misteret e kozmosit” dhe “pasionin e tij për të mbrojtur Shërbimin Kombëtar të Shëndetit.”

Satya Nadella, shefi ekzekutiv i Microsoft, tha: “Sot kemi humbur një njeri të madh. Stephen Hawking do të mbahet mend për kontributin e tij të pabesueshëm në shkencë, duke i bërë teoritë komplekse dhe konceptet më të kapshme për masën.”

Në vitin 2013 ai përshkroi se si ndihej kur diagnostikohesh me ALS.

“Ndjeva se ishte shumë e padrejtë – pse duhet të më ndodhte kjo mua?”

“Në atë kohë mendova se jeta ime po mbaronte dhe se kurrë nuk do ta kuptoja potencialin që kisha, por tani, 50 vjet më vonë, mund të jem i qetë me jetën time.”

Duhet thënë se bota sot humbi një njeri të madh dhe një shkencëtar të jashtëzakonshëm, puna e të cilit është një trashëgimi e pastër për brezat që po vijnë.

burimi: BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0