124 raste me COVID-19, humbin jetën 3 pacientë

COVID-19

124 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 12 921.

Në 24 orët e fundit 3 pacientë e kanë humbur jetën: një 71 vjeçar nga Divjaka, një 79 vjeçare nga Korça dhe një 83 vjeçar nga Gramshi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

178 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet COVID, ndër ta 18 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 57 raste në Tiranë, 14 në Elbasan, 10 në Krujë, 8 në Fier, 4 në Korçë, Lezhë, Vlorë, Berat, Gramsh, 3 në Shkodër, Pogradec, 2 në Durrës, Delvinë, Dibër, 1 rast në Kamëz, Patos dhe Cërrik.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 309 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 80 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 12 921 të infektuar,

– 370 viktima;

– 7 309 të shëruar,

– 5 312 të infektuar aktivë.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale