12 thënie motivuese për të ecur drejt qëllimeve tuaja - Business Magazine Albania

12 thënie motivuese për të ecur drejt qëllimeve tuaja

thënie motivuese

Herë pas herë, Businessmag, ndaj me ju thënie motivuese të personaliteteve me emër ndërkombëtar, të cilët kanë shkëlqyer në fushat e tyre të ekspertizës.

Me poshtë ju sjellim disa nga thëniet motivuese, për një rikarikim dhe nxitje drejt objektivave tuaja.

1-“Ju mund të përballeni me shumë humbje, por nuk duhet të mposhteni. Në fakt, mund të jetë e nevojshme të ndesheni me humbje, kështu që mund të dini kush jeni, nga çfarë mund të ngriheni, si mund të dilni ende prej saj.” – Maya Angelou

2-“Çfarë qëndron pas teje dhe çfarë qëndron para teje zbehet në krahasim me atë që qëndron brenda teje”. – Ralph Ëaldo Emerson

3-“Mos u dekurajoni. Shpesh është çelësi i fundit në tufë që hap derën e bllokuar”, – thënie popullore.

4-“Kohët e vështira nuk zgjasin kurrë, por njerëzit e vështirë po”, – Robert H. Schuller

5-“Nëse ndiheni të nëpërkëmbur, të pavlerësuar ose të harruar dhe po e lexoni këtë, kuptoni se është një iluzion. Shpresa është e vërtetë, ju vlerësoheni dhe ajo që pritet përpara është shkëlqimi.” – Tom Althouse

6-“Kur të jeni në kufirin e gjithçkaje që dini, duhet të besoni në një nga dy gjërat: Do të ketë tokë për të qëndruar. Ose do të rrisni krahët për të fluturuar.” – O.R. Melting

7-“Jo të gjithë mund të jenë të famshëm, por të gjithë mund të jenë të shkëlqyeshëm, sepse madhështia përcaktohet nga shërbimi.” – Martin Luther King Jr.

Lexo: Arsyeja pse Google nuk kërkon letra motivuese

8-“Shumica e gjërave të rëndësishme në botë janë arritur nga njerëz që kanë vazhduar të përpiqen kur nuk kishin aspak shpresë.” – Dale Carnegie

9-“Gjërat nuk shkojnë keq dhe të thyejnë zemrën tënde që të mund të bëhesh i hidhur dhe të heqësh dorë. Ndodhin të të prishin dhe të të ndërtojnë, në mënyrë që të jesh gjithçka që kishe menduar të ishe.” – Samuel Johnson

10 – “Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është krijimi i saj.” – Abraham Linkoln

11- “Asnjëherë mos lejoni që shanset t’ju ndalojnë të bëni atë që dini në zemrën tuaj që duhet të bëni.” – H. Jackson Brown

12- “Një qëndrim pozitiv shkakton një reagim zinxhir të mendimeve, ngjarjeve dhe rezultateve pozitive. Është një katalizator dhe ndez rezultate të jashtëzakonshme”, – Wade Boggs

INC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0