12 këshilla marketingu për Krishtlindje - Business Magazine Albania

12 këshilla marketingu për Krishtlindje


Të japësh është më mirë sesa të marrësh. Ata që po shesin gjatë sezonit të festave po dërgojnë paketa kudo. Por çfarë marrin ata në kthim, përveç të ardhurave, fitimit dhe aftësisë për të qëndruar në biznes? Software i marketingut Tel Aviv publikoi një infografik të titulluar “12 Këshilla të Krishtlindjeve: për kërkimin dhe marketingun social, për ta bërë sezonin tuaj të gëzuar.” 

Shitësit mund të klikojnë në çdo paketë për të gjetur një këshillë brenda.

Sigurisht, këshilla i lejon shitësive të krijojnë më shumë të ardhura dhe fitime, por ndoshta kjo është ajo që kërkojnë ata.

Nëse shitësit e duan këtë, mund të lexojnë 12 këshillat më poshtë:

1. Shikoni të dhënat historike, sepse optimizimi që bazohet në rezultatet e mëparshme mund të ndihmojë në rritjen e rezultateve të këtij viti. Plus, rritja e ofertave për kërkim pa pagesë është një pikë kyçe që shitësit gjejnë mundësinë të konkurrojnë në treg.

2. Përdorni mjete për të parashikuar se si do të ndikojë kërkimi në rezultatet e të dhënave.

3. Përfshini fjalë kyçe sezonale dhe përdorni mundësitë “negative” për të përjashtuar kërkimin e pyetjeve të pakualifikuara.

4. “Zhvilloni reklama specifike me thirrje të qartë për veprim”, thotë Kenshoo. “Bëni testime për t’u siguruar se mesazhet tuaja më efektive po përdoren në kohën e pikut gjatë sezonit të festave në mënyrë që të shfaqni më shumë angazhim.”

5. Bëni fushata shopping-u në google dhe përdorni foto të lezetshme në reklamat e produkteve në mënyrë që të rrëmbeni vëmendjen e klientëve.

6. Sigurojuni konsumatorëve një përvojë argëtuese.

7. Inkorporoni kërkimin lokal në fushatat që bëni në mënyrë që konsumatorët tuaj të gjëjnë dyqane fizike në qoftë se nuk duan të blejnë online.

8. Targetoni blerësit dhe ofrojuni atyre sende plotësuese.

9. Shtoni opsionin e shpërndarjes në faqet tuaja të produkteve.

10. Përdorni fushata marketingu për t’u informuar se çfarë klikojnë më shumë konsumatorët për të blerë, në mënyrë që të jeni në kontakt me blerësit tuaj.

11. Bëni më shumë fushata se zakonisht gjatë pushimeve.

12. Gjeni pikën tuaj kyçe që influencon në shitje.

 

burimi: targetmarketingmag.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0