12 Fakte interesante për Albert Einstein - Business Magazine Albania

12 Fakte interesante për Albert Einstein

12 Fakte interesante për Albert Einstein

Albert Ajnshtajni është padyshim shkencëtari më i famshëm i shekullit të 20-të. Shumë njerëz e njohin atë për formulën ikonike E=mc², por jeta dhe puna e tij përfshijnë shumë më tepër sesa kaq. Për shembull, ky fizikant i shquar në fakt fitoi Çmimin Nobel për një punim krejtësisht të ndryshëm nga ajo që njihet gjerësisht si kontributi i tij kryesor. Nga fillimet e tij të përulura si nëpunës në një zyrë patentash deri te oferta për të drejtuar një shtet të vogël (të cilën ai e refuzoi), gjeni më poshtë 12 kuriozitete për të që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë.

1. Pas përfundimit të universitetit, u refuzua nga të gjitha pozicionet akademike për të cilat kishte aplikuar.  Më në fund, ai pranoi një punë si vlerësues i kërkesave për patenta për qeverinë zviceriane, sipas Institutit Amerikan të Fizikës. Ai e përshkroi këtë punë si “një lloj shpëtimi”, sepse ajo i dha kohën dhe energjinë për tu përqendruar në zgjidhjen e problemeve të fizikës.

2. Vështirësi në të folur: Deri në moshën 4-vjeçare, Ajnshtajni fliste ngadalë dhe konsiderohej i vonuar në zhvillimin e tij.

3. Fitues i Çmimit Nobel për fotonet: Ajnshtajni nuk e fitoi Çmimin Nobel për teorinë e relativitetit, por për zbulimin e efektit fotoelektrik. Ai transformoi mënyrën se si fizikantët e shohin dritën. Në vend që ta konsideronte atë si një valë të vazhdueshme, siç sugjeronte teoria klasike, Ajnshtajni propozoi që drita përbëhet nga grimca të quajtura fotone. Kjo ide ishte një pjesë kyçe e efektit fotoelektrik, për të cilin ai fitoi Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1921. Me këtë teori, Ajnshtajni hapi rrugën për zhvillimin e fizikës kuantike, duke ndryshuar përgjithmonë të kuptuarit e shkencëtarëve për dritën dhe energjinë.

4. Luante në violinë: Ai ishte një muzikant pasionant dhe e përdorte violinën për të relaksuar mendjen e tij. Në moshën 5 vjeçare, nëna e tij e regjistroi për mësime muzikore. Fillimisht, ai nuk e pëlqente fare këtë aktivitet. Megjithatë, pasi zbuloi Mozartin, ai zhvilloi një dashuri për muzikën dhe e vazhdoi këtë hob për deri në moshën e tij madhore.

5. Refuzoi të bëhej president: Ajnshtajni iu ofrua presidenca e Izraelit në vitin 1952, por e refuzoi atë ofertë.

6. Nuk pranoi të kishte një patentë për zbulimet e tij: Ajnshtajni besonte se shkenca duhet të jetë e hapur dhe nuk kërkoi patenta për shumë nga zbulimet e tij.

7. Truri i tij u dhurua për kërkime: Pasi vdiq, truri i tij u hoq dhe u ruajt për studime shkencore. Pas vdekjes së tij në vitin 1955, patologu Thomas Harvey ekzaminoi dhe vodhi trurin e Einstein gjatë një autopsie. Harvey, i cili dëshironte të zbulonte sekretet anatomike të gjeniut, më vonë mori lejen nga djali i Einstein për të përdorur trurin në kërkime shkencore.

8. Interesi për fizikën buronte që nga fëmijëria: Që në moshën 5-vjeçare, Albert Ajnshtajni u magjeps nga forcat e padukshme që lëviznin gjilpërën e busullës së tij, sipas Shoqatës Amerikane të Fizikës. Kjo përvojë e hershme ndezi një dëshirë të pashuar për të shpjeguar këto forca të padukshme, duke e udhëhequr në një udhëtim të gjatë jetësor për të kuptuar sekretet e universit.

9. Në moshën 12-vjeçare,  mësoi vetë gjeometrinë. 

10. Besonte në Zot:  Ai nuk besonte në  konceptin e një Zoti personal që përgjigjet ndaj lutjeve. Por ai mendonte se Zoti e tregonte ekzistencën dhe praninë e tij  përmes “harmonisë” së universit. “Ai [Zoti] nuk luan me zare,” ka shkruar ai.

11. Ishte anëtar i Shoqërisë Kombëtare për Përparimin e Njerëzve me Ngjyrë (NAACP). Ai mbështeti fuqimisht të drejtat civile dhe ishte i angazhuar për luftën kundër diskriminimit racor.

12.Einstein shpiku një frigorifer: Einstein shpiku një frigorifer që nuk përdorte motorë apo ftohës. Ajo aparaturë, e zhvilluar së bashku me kolegun e tij Leo Szilard, përdorte butanin që ziente për të thithur energji nga një ndarje, duke ulur temperaturën brenda saj. Kjo metodë përshkruhej si një zgjidhje inovative për ruajtjen e ushqimeve dhe ishte ndryshe nga teknologjitë tradicionale të frigoriferëve të kohës.

Qëllimi përfundimtar i Einsteinit ishte të përshkruante funksionimin e tërë universit — nga pjesët subatomike deri në kufijtë më të largët të hapësirës — në një teori të vetme. Ai e quante këtë përpjekje si “Teoria e madhe e bashkimit,” dhe për këtë arsye, kërkonte një mënyrë për të lidhur të gjitha forcat dhe fenomenet fizike në një sistem koherent. Kjo ishte një sfidë ambicioze që kërkonte të bashkonte teorinë e relativitetit dhe mekanikën kuantike, dy kolonat kryesore të fizikës moderne.  Ai nuk arriti të realizonte këtë ëndërr gjatë jetës së tij, por fizikantët ende vazhdojnë të kërkojnë një teori që mund të bashkojë të gjitha forcat dhe fenomenet fizike në një sistem të vetëm.

 

 

 

livescience

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
1
Karta ime

Nëntotal: 1,200.00L

Shko te kartaVazhdo me pagesën

1