119 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4290. Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën: një 67-vjeçar nga Tirana, një 80 vjeçare nga Vlora, një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana.
Të infektuarit e rinj janë 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.
Lexoni: Trajtimi përmes proteinave ul numrin e pacientëve në terapi intensive
Në spital janë të shtruar 125 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 20 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 2 397 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 34 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 4290 të infektuar,
– 117 viktima;
– 2397 të shëruar,
– 1776 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.