11 zakonet e njerëzve shumë të suksesshëm


Suksesi është rezultat i sjelljeve të mësuara. Suksesi shpesh duket si një mister i madh pasi disa njerëz janë të destinuar për të, ndërsa të tjerët nuk janë.

Ndërsa fati dhe gjenetika mund të luajnë një rol të konsiderueshëm, ka disa sjellje të mësuara që rrisin probabilitetin që njerëzit të jenë të suksesshëm.

Por cilat janë këto zakone apo sjellje që mundësojnë suksesin tek njerëzit?

Nga 11 sjellje të mësuara do të kuptoni që asnjëra prej tyre nuk kërkon ndryshime të mëdha jetësore. Në vend të kësaj, mjaftojnë ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme që potencialisht mund të sjellin rezultate pozitive.

1. Ata bisedojnë me veten

Autori Michal Stawicki gjatë hulumtimit për librat e tij mbi suksesin, zbuloi se:
Në nivelin më të lartë të sportit profesional aftësitë dhe teknikat konsiderohen të dhëna. Ju nuk mund të arrini një nivel të caktuar pa këto aftësi. Ajo që i lejon njerëzit të mposhtin kundërshtarët nuk është koha e kaluar duke mprehur aftësitë e tyre, por më shumë përqëndrimi në përsosjen e dialogut të brendshëm. Ndërkohë, hulumtimi tregon se të flasësh me veten siç do të flisnit me dikë tjetër ju ndihmon të përballeni me situatat stresuese. Në mënyrë të veçantë, përdorni përemrin “ju” ose emrin tuaj të parë në vend të “Unë”. Për shembull, “Ju mund ta bëni këtë, Xhoni.’’

2. Ata mbajnë ditar

Stawicki vë në dukje se disa figura historike mbanin ditar, duke përfshirë perandorin romak Mark Aurelio dhe perandorin francez Napoleon Bonaparte.

Por ju nuk duhet të aspironi dominimin e botës nga mbajtja e një ditari. Një studim i fundit zbuloi se hedhja ne letër e mendimeve dhe emocioneve i ndihmonte studenët e universitetit të përballeshin me ngjarjet stresuese.

3. Ata meditojnë

Dy përdoruesë te faqes online Quora shprehen se meditimi është një zakon kryesor i njerëzve të suksesshëm. Në të vërtetë, hulumtimi ka gjetur se meditimi sjell një numër përfitimesh shëndetësore, mendore dhe fizike, nga përmirësimi i kujtesës deri te rritja e qëndrueshmërisë së sistemit imunitar.

Për shembull Jack Dorsey dhe Oprah Winfrey e praktikonin meditimin çdo ditë. Nisni praktikën tuaj me këtë udhëzues për një meditim sa më gjithëpërfshirës.

4. Ata menaxhojnë emocionet e tyre

Njerëzit e suksesshëm “janë njerëz emocionale si gjithë të tjerët”, shkruan Himani Kapoor, duke cituar një artikull nga revista LifeHack. “Por, ata i menaxhojnë emocionet e tyre me zgjuarsi,’’-thotë ai.

Psikoterapisti Amy Morin u shpreh për Business Insider, se njërëzit e fortë mendërisht janë të vetëdijshëm se si emocionet e tyre ndikojnë në mendimet dhe sjelljet e tyre prandaj i monitorojnë luhatjet e tyre emocionale gjatë gjithë ditës.

5. Ata lexojnë

Waqar Ahmed vuri në dukje se shumë prej njerëzve më të suksesshëm në botë, duke përfshirë Bill Gates, janë lexues të pasionuar.

Legjenda Warren Buffett shpenzon rreth 80% të kohës ditore duke lexuar. Mark Zuckerberg u zotua që do të lexojë një libër çdo dy javë në vitin 2015. Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka thënë se mësoi se si të ndërtontë raketa duke lexuar libra.

Këshilla e Waqar Ahmed për t’u bërë një lexues i apasionuar? “Vetëm lexoni atë që ju intereson” dhe filloni me disa faqe në ditë.

6. Ata komunikojnë qartë

Janis Butkevics përmend të njëjtin artikull nga LifeHack, i cili vë në dukje se njerëzit e suksesshëm “janë komunikues të mirë dhe të vetëdijshëm punojnë me komunikimin.”

Ju mund të përmirësoni sjelljet tuaja komunikuese duke kontrolluar shtatë aftësitë kryesore të mjeshtrave komunikuesë, duke përfshirë dhe duke përdorur tonin e duhur, gjuhën e trupit si dhe duke qenë i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë.

7. Ata praktikojnë vetëkontrollin

Butkevics thekson një tjetër pikë nga artikulli i LifeHack: Njerëzit e suksesshëm e kuptojnë rëndësinë e disiplinës dhe të vetë-kontrollit.

Një studim i udhëhequr nga psikologu Walter Mischel në vitin 1960, gjeti se fëmijët të cilët ishin në gjendje të vononin kënaqësinë e shijimit të një bonboneje kur rriteshin ishin më të suksesshëm.

8. Ata përcaktojnë rutinën

Amy Yeole thekson se njerëzit e suksesshëm “kanë rutina specifike dhe rituale të vendosura për fillimin dhe mbarimin e çdo dite.”

Për shembull, John Paul DeJoria, bashkëthemelues i Patron Tequila dhe i produkteve të flokëve Paul Mitchell, e fillon çdo ditë me pesë minuta reflektim të qetë.

Arianna Huffington, bashkëthemeluese dhe redaktore e The Huffington Post, lexon libra të printuar çdo natë para se të nisë një ditë të re.

9. Ata vlerësojnë vetminë

Yeole përmend se njerëzit e suksesshëm rezervojnë çdo ditë disa minuta për veten.
Sipas psikoterapistes, Morin njerëzit mendërisht të fortë nuk i frikësohen kohës që rezervojnë vetëm për veten, sepse ajo është një shans për të reflektuar dhe për të plotësuar energjitë e tyre. Ajo rekomandon që çdo ditë të kaloni disa minuta dhe të reflektoni se çfarë po ndodh rreth jush.

10. Ata janë të ndërgjegjshëm

Kyriakos Antoniou shkruan se njerëzit e suksesshëm janë zakonisht shumë të ndërgjegjshëm.

Kjo do të thotë se ata janë të organizuar, të përgjegjshëm, punëtorë si dhe janë në gjendje të kontrollojnë impulset e tyre. Studimet kanë gjetur se vetëdijshmëria/ vigjilenca është i vetmi tipar i madh i personalitetit që vazhdimisht parashikon sukses, sa i përket faktorëve të tillë si të ardhurat dhe kënaqësia nga puna. Kjo ndodh pjesërisht për shkak se njerëzit e ndërgjegjshëm janë më të mirë në përcaktimin dhe arritjen e qëllimeve, sidomos përballë pengesave.

11. Ata janë të vazhdueshëm

Smita Balaji thekson se këmbëngulja është një zakon i njerëzve të suksesshëm. Kjo përputhet me teoritë shkencore dhe psikologjike, sipas të cilave rrallë ndodh që mendimi juaj i parë të jetë më i miri. Njerëzit e suksesshëm e dinë këtë, kështu që ata vazhdimisht e provojnë me ide derisa më në fund mbërrin një ide gjeniale!

 

/Shkruar nga Shana Lebowitz, Publikuar në Business Insider.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale