11 llojet e prindërve që mësuesit nuk "i durojnë" dot - Business Magazine Albania

11 llojet e prindërve që mësuesit nuk “i durojnë” dot


Gjithmonë ka prindër, të cilët këmbëngulin t’u paketojnë me vete ushqim fëmijëve siç është sanduiçi me gjalp kikiriku, edhe pse politika e rreptë e shkollës është kundër gjalpit të kikirikut për hir të nxënësve të tjerë që kanë alergji nga arrat. Ka dhe nga ata prindër, fëmijët e të cilëve nuk bëjnë asnjë gabim, edhe kur ata janë duke mos qëndruar korrektë me shokët e tjerë të klasës.

Lexoni: Fëmijët më të suksesshëm marrin këto 8 dhurata nga prindërit e tyre

Në këtë artikull BusinessMag ju sjell disa lloje prindërish, të cilët ua bëjnë të pamundur mësuesve punën e tyre.

  1. Prindi “helikopter”

“Unë kam disa nxënës me prindër të tipit “helikopter”, të cilët në thelb po përpiqen të bëjnë punën time për mua”, thotë Lynn, një mësuese e shkollës së mesme në New Jersey. “Ata marrin në telefon vazhdimisht shkollën, ndonjëherë edhe gjatë gjithë ditës, për të kontrolluar. Ata i dërgojnë fëmijët e tyre me shënime për mua se çfarë të kërkojnë nga unë dhe se si të trajtoj sjellje të caktuara … sikur të mos jem trajnuar gjatë viteve të mësimit për të edukuar nxënësit e mi. Ata janë gjithmonë duke më vëzhguar dhe kjo më jep mua (dhe fëmijëve) zero hapësirë për të marrë frymë. Nxënësit e mi janë në shkollë të mesme. Ata janë mjaftueshëm të rritur për të patur prindër “helikopterë”.

  1. Prindi “fëmija im nuk gabon kurrë”

“Unë kam një nxënës, i cili gjithmonë më prish mësimin, aq shumë sa më është dashur ta nxjerr jashtë nga klasa disa herë këtë vit dhe ta dërgoj në zyrën e drejtorit,” thotë Anne, një mësuese e shkollës së mesme në New Jersey. “Por, sa herë që nëna e tij vjen për ta marrë atë, ajo më akuzon se po e trajtoj djalin e saj ndryshe nga nxënësit e tjerë, duke pretenduar se thjesht unë nuk e pëlqej atë. Në fakt ajo që nuk më pëlqen ka të bëjë me faktin që ai bën rrëmujë dhe zhurmë në klasë si dhe ngacmon nxënësit e tjerë. Megjithatë, për nënën e tij, ai nuk mund të bëjë kurrë gabime. Kjo do të thotë se sjellja e tij nuk do të ndryshojë asnjëherë”.

  1. Prindi tolerant

“Një nga nxënëset e mia vjen në klasë çdo ditë duke treguar diçka të re; ju betohem që prindërit e saj thjesht i japin asaj gjithçka që dëshiron,” thotë Francis, një mësuese e shkollës së mesme në New York. “Ndikon tek nxënësit e tjerë që nuk kanë mundësi të vijnë në shkollë çdo ditë me një byrzylyk të markës Hermes ose çantë Chanel. Kjo dëmton vetëvlerësimin e tyre, edhe pse, për mua dhe mësuesit e tjerë, është e qartë se kjo nxënëse e veçantë është ajo e cila ka probleme me çështjen e vetëbesimit. Ajo dëshiron t’ju mburret për të gjitha këto gjëra fëmijëve të tjerë, por unë mendoj se prindërit e saj duhet të kuptojnë atë që po lejojnë të ndodhë”.

  1. Prindi kundërshtues

“Lloji më i keq i prindit është ai që nuk e bën fëmijën e tij përgjegjës për sjelljen e tij dhe, përkundrazi, fajëson mësuesin,” thotë Troy Dot, një mësues i shkollës së mesme. “Ai që pret që të gjitha mësimet të bëhen vetëm në klasë dhe asnjë në shtëpi … Prindi që nuk shikon aspak mungesën e përfshirjes në të ardhmen akademike të fëmijës së tij.”

  1. Prindi apatik

“Ishte vërtet e vështirë për mua të shihja prindër që ishin plotësisht apatikë ose thjesht jo komunikues me fëmijën e tyre,” thotë Isabella. “Duke qenë një prind i ri vetë, unë mund ta kuptoj se prindërimi është jashtëzakonisht i vështirë – megjithatë, fëmijët varen nga ju. Për një prind që nuk kujdeset për fëmijën që dërgon në shkollë, thjesht më thyhet zemra. Për ata fëmijë, të cilët shkojnë në shtëpi dhe askush nuk i pyet për ditën e tyre, notat e tyre, miqtë e tyre … nuk është e drejtë”.

  1. Prindi mbrojtës

“Sipas mendimit tim, një nga llojet më të këqinj të prindërve është ai që mbron fëmijën e tij për gjithçka duke thënë se ai nuk bën kurrë kështu në shtëpi,” thotë Kate L. Ky lloj prindi bëhet më shumë se mbrojtës për fëmijën e tij dhe mendon se sjellja e mësuesit nuk është ajo që ata kanë menduar për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Ata nuk duan që fëmija i tyre të bëhet një person që nuk i përket botës së tyre.

Lexoni: Si të argëtoni fëmijët pa shpenzuar shumë para?

  1. Prindi që thotë vetëm “po”

“Mësuesit kalojnë shumë kohë duke planifikuar për mbledhjet e prindërve për të diskutuar se çfarë duhet të bëjnë të dy palët, që fëmija i tyre të bëhet i suskesshëm,” thotë Kate L. “Prindi që ju thotë vetëm ‘po’, por nuk bën asgjë as pas takimeve të përsëritura, janë acarues. Ata kujdesen më shumë për ta prezantuar veten në bord sesa të bëjnë atë që u kërkohet”.

  1. Prindi “Unë nuk e di se çfarë ndodh në atë shtëpi, por kjo nuk ndodh në shtëpinë time”

“Këta janë prindërit që nuk janë më bashkë dhe fajësojnë njëri-tjetrën për gjithçka që fëmija i tyre nuk po bën,” thotë Kate L. “Prindit që kam pasur në takime dhe më thonë, Unë nuk e di se çfarë ndodh në atë shtëpi, por kjo nuk ndodh në shtëpinë time,‘ i përgjigjem duke i thënë ‘Epo, ajo ka bërë 0% të detyrave të saj në shtëpi këtë semestër, kështu që nuk po ndodh në asnjërën nga shtëpitë tuaja”.

  1. Prindi që nuk është i drejtpërdrejtë

“Rasti më i keq është ai i prindit që nuk komunikon me qëllime të drejtpërdrejta,” thotë Cynthia, një mësuese e shkollës së mesme. “Më shumë se një herë, unë kam pasur prindër që kontaktojnë administratën ose dikë mbi mua kur problemi mund të ishte zgjidhur duke më kontaktuar mua më parë”.

  1. Prindi shumë llafazan

“Unë nuk mund t’i duroj dot prindërit që flasin për fëmijët e tyre në vend që fëmijët të mbrojnë veten e tyre – ata i vendosin fëmijët e tyre drejt dështimit”, thotë Cynthia. “Unë nuk kam nga ta di nëse fëmija ka nevojë për ndihmë apo i interesojnë vetëm notat dhe këtë e dëgjoj së pari nga prindi i tyre dhe jo nga fëmija.”

Lexoni: 6 mënyra se si prindërit shkatërrojnë suksesin e fëmijës së tyre

  1. Prindi që fajëson mësuesin për çdo gjë

“Rasti më i keq i një prindi është ai që fajëson mësuesin për dështimin e fëmijës së tij në një klasë,” thotë Miranda. “Ne kontaktojmë prindërit përmes email-ve, telefonatave madje edhe raporteve të progresit për t’i paralajmëruar për dështimin e fëmijës së tyre dhe përsëri mbetet faji ynë. Çfarë nuk shpjeguam në mënyrën e duhur që fëmija i tyre nuk e kuptoi. Ajo që ne nuk po bëjmë për të siguruar suksesin e fëmijëve të tyre. Kohët e fundit ka pasur një zhvendosje kaq të madhe të fajit, ku fëmija nuk mban kurrë përgjegjësi për atë që bën ose nuk bën që merr nota të këqija. Faji mbetet menjëherë në çdo situatë i mësuesit.”

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0