100 mijë lekë gjobë nëse nuk raportoni ortakun e ri në QKB brenda 30 ditësh - Business Magazine Albania

100 mijë lekë gjobë nëse nuk raportoni ortakun e ri në QKB brenda 30 ditësh


Nëse keni një biznes në ortakëri dhe po planifikoni ta ndryshoni atë, duhet të keni parasysh ta raportoni në Qendrën Kombëtare të Bisnesit brenda 30 ditësh. Përndryshe do të përballeni me gjobë.

Një projektigj i prezantuar në Kuvend, që parashikon rriten e transparencës në sipërmarrje ka rritur masën e gjobës në rast se nuk regjistrohet në afat ndryshimi i ortakut në biznes.

Lexo: Guida e Biznesit nga QKB

Sipas projektigjit, “parashikohet se aplikimi për ndryshimin e ortakut dhe/ose  strukturës së ortakërisë të personit juridik bëhet brenda 30 ditëve kalendarike nga data e ngjarjes së rrethanës faktike të ndryshimit të ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji”.

Mos regjistrimi i tij brenda 30 ditëve kalendarike nga data e ngjarjes faktike të ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 100 000 lekë, sipas projektligjit.

Ky detyrim lind edhe për shoqëritë aksionare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0