10 veprime të zakonshme mirësjelljeje që t’i “DASHURONI” Të Hënat

10 veprime të zakonshme mirësjelljeje që t’i “DASHURONI” Të Hënat


Të ngrejnë duart ata që Të Hënën e kanë ditën e preferuar!

Sigurisht…as ti nuk e ngrite dorën!

Nuk ka asnjë habi që të na duken të vështira Të Hënat. Liria dhe argëtimet shplodhëse të fundjavës na nxjerrin nga shinat e të përditshmes dhe zor se të kapësh ritmin kur bie zilja e rutinës. Edhe pse mban një tension negativ, me ca përpjekje të vogla dhe rituale të thjeshta duhet të fillojmë t’i duam Të Hënat për t’i kthyer në startin ‘perfekt’ të javës.

Bëjeni këtë jo vetëm për veten, por edhe për ata që keni pranë. Është kaq e rëndësishme kur e transmetoni pozitivitetin te bashkëpunëtorët e javës.

1. Mos u sillni si ‘pa qejf’

Niseni ditën me një sjelljeje të plogësht, dhe do t’ia ndillni këtë plogështi të gjithëve atyre që do të takoni. Askujt nuk ia ka qejfi për këtë. Ndaj sa më shumë buzëqeshje dhe përshëndetje miqësore me njerëzit, aq më i lumtur se ata do të ndihesh ti. 

2. Pyeteni ‘pa të keq’ kolegun tuaj si kaloi fundjava

“Si shkoi fundjava?” nuk mund të jetë fraza më e vështirë për t’u shqiptuar. Është bërë një obligim monoton që i ka humbur të gjitha nuancat. Kështu që për diçka krejt ndryshe, provoni të thoni diçka që vërtet jua ndjen. Nëse e pyesni kolegun se si ia kaloi pushimin e fundjavës duke treguar interes të vërtetë për të, do të jenë më të lumtur. Edhe dita e punës do të ketë më shumë gjallëri për ta dhe nuk do jetë aq monotone.

3. Sill nga shtëpia diçka të gatuar vetë

Një zakon i vjetër por që kolegëve u pëlqen, aq më tepër kur vjen fjala për gatime të ëmbla. Kjo shihet si një mënyrë e mirë për të freskuar ambjentin e punës dhe për t’u relaksuar gjatë pasdites së pare të javës. Asgjë më e shijshme se ca ëmbëlsira sapo afrohet pasditja!

4. Bëni ‘pëlqim’ ose komente në postimet e kolegëve

Mos gënjeni veten se nuk shpenzoni kohë nëpër rrjetet sociale. Kështu nëse një shok/shoqe apo koleg/e ndryshon foton e profilit, bëjini “pëlqim” që të rrisni vetëbesimin. Nëse motra juaj bëri një koment kaq ‘funny’ saqë t’u derdh dhe kafeja, kthejani dhe ju atë.

5. Drekoni me një shok/shoqe

Nëse punon në një qytet, sigurisht që duhet të njihni edhe dikë tjetër që punon në të njëjtin qytet. Nëse ndonjë nga shokët/shoqet ju ofron të drekoni bashkë në zyrën e tij/e saj, mundohuni që të paktën të shkoni ju te ata, dhe nëse moti e lejon ju mund të drekoni edhe jashtë. Një gjest i vogël për shoqërizim që thyen të hënën “gri”.

Ky artikull u publikua në faqen 60 të nr. 7 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar revistën të plotë klikoni këtu.

6. Mbështetni një projekt të një mikut tuaj

E kujt nuk i pëlqen të argëtohet? Për fat të mirë jetojmë në epokën e kreativitetit. Me siguri do të njohim dikë që mund të jetë prodhues filmash, muzikant, një shkrimatar apo çfarëdo profesioni që të ketë. Të gjithë duan të tërheqin sa më shumë njerëz për ta bërë të njohur veprën e tyre. Shkëputuni disa minuta dhe mbështesni iniciativën apo projektin e dikujt që njihni dhe lini një opinion personal për punën e bërë! (Megjithatë për kriticizëm konstruktiv, mund t’ia komunikoni në mënyrë private)

7. Takoni dikë që prej kohësh nuk e keni parë

Edhe me miqtë më të mirë rastisim të takojmë shumë rrallë ndonjëherë. Kur punon 5 ditë të javës bëhet e vështirë për të gjithë që të takojmë njerëzit që kemi përzemër. Por një mesazh përshëndetës ose një bisedë virtuale gjatë ditës na ndihmon të mos i shkëpusim lidhjet. Justifikimet ekzistojnë gjithmonë por bëjeni Të Hënen një ditë miqësore sesa një ditë të “dhimbshme” për të nisur javën.

8. Gatuani darkën

Shumë prej nesh jetojmë me shokë/shoqe apo me këdo tjetër që po aq sa ne mund të jetë i rraskapitur nga një ditë e lodhshme pune. Ofrohuni të gatuani darkë! Për aq kohë sa do gatuani diçka për t’u ushqyer vetë, të gatuash për dy persona nuk do të ndryshojë ndonjë gjë. Nuk e ndjeni veten një “master chef”? Shumë e zgjidhshme! Në internet gjejmë receta të pafundme dhe pak impenjative. Rasti më i keq? Porositni ushqim nga jashtë.

9. Bëni një ‘vepër’ të mirë për një mikun tuaj

Kush më shumë dhe kush më pak, të gjithë mund të jemi pak kreativë. Gjithashtu ekziston mundësia që edhe miqve tanë t’u pëlqejnë ato gjëra që na pëlqejnë edhe ne. Shkrijini “bashkë” këto talente! Mund t’ju duket për të qeshur ose mund të mendoni se nuk keni kohë për gjëra infantile. Por, të qënit artistikë në çfarëdolloj spektri çliron stresin që ju nuk e kuptoni se e mbartni brenda vetes në mënyrë organike. Nuk ka nevojë të jeni mjeshtra por një dhuratë e vogël simbolike do ta gëzonte pa masë një mikun/miken tuaj.

10. Përgatiteni ju kafenë

Nuk ka pse të jetë një tas plot me kafé! Ka një milionë gjëra që nuk duam të merremi gjatë Të Hënave. Ashtu sikurse në shtëpi: se bëni punë të vogla shtëpie si të lani enët ose të pastroni strehën e vogël të maçokut tuaj, sido që të jetë janë punë që duhen bërë! Kështu, se po vendosni një tufë me letra më shumë për printerin e zyrës apo përgatisni kafenë, janë detaje të vogla që të gjithëve jua ‘lehtësojnë’ jetën.

Ky artikull u publikua në faqen 60 të nr. 7 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar revistën të plotë klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0