10 vendet me koifiçentin më të lartë të inteligjencës - Business Magazine Albania

10 vendet me koifiçentin më të lartë të inteligjencës

Përcaktimi se cilat vende kanë popullsinë me IQ-në më të lartë është shumë e vështirë, sepse ka kaq shumë faktorë dhe komponentë të ndryshëm që duhen marrë parasysh. Megjithatë, faqja World Population Review, së fundi ka bashkuar një listë të kombeve më të mira në botë, sipas së cilës vendet juglindore të botës renditen në krye. World Population Review, thotë se ka përpiluar listën e saj bazuar në disa nga studimet më të njohura dhe më të publikuara të inteligjencës botërore të kryera nga psikologu britanik Richard Lynn.

Në një studim të vitit 2019 të titulluar Inteligjenca e Kombeve, Lynn dhe bashkëpunëtori David Becker matën IQ-në mesatare të qytetarëve në 132 kombe dhe llogaritën rezultatet e vlerësuara për 71 të tjera. Sipas listës, shumica e njerëzve në mbarë botën (rreth 68 për qind) kanë një koefiçent inteligjence që shkon mes 85 dhe 115.
Ndërsa ajo pakicë e vogël që arrin të ketë IQ 140 ose më lartë konsiderohen gjeni.
Japonia me një IQ mesatare prej 106.49 është vendi që kryeson listën World Population Review, ndjekur nga Tajvani (106.57), Singapori (105.89), Hong Kongu (105.37) dhe Kina (104.10).

Kombet europiane që kanë arritur të përfshihen në dhjetëshen e parë janë Bjellorusia (101.60), Finlanda (101.20), dhe Lihtenshtajni (101.07), por edhe Holanda dhe Gjermania me një IQ mesatare prej 100.74.
Megjithatë, duhet përmendur se studimet e Lynn-it, edhe pse janë ndoshta studimet më gjithëpërfshirëse që janë kryer ndonjëherë në këtë fushë, ato shpesh ndezin debate dhe diskutime të mëdha.

“Disa kritikues kundërshtojnë metodat që përdor Lynn për të llogaritur vlerësimet kur të dhënat nuk janë të disponueshme,” -thotë World Population Review . “Të tjerët akuzojnë Lynn-in se përdor të dhënat e tij për të mbështetur teoritë shkencërisht të pasakta që promovojnë besimet supremaciste të të bardhëve.”

greekreporter

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0