10 Thëniet inspiruese të LeBron James nga karriera e tij legjendare

10 Thëniet inspiruese të LeBron James nga karriera e tij legjendare

Nuk është e thënë të jeni një fans i basketbollit apo dhe një fans i LeBron James për të vlerësuar arritjet e tij brenda dhe jashtë fushës.

Edhe pas marrjes së titullit të tij të katërt në NBA Los Angeles pasi mundi Miami Heat me ekipin e tij Lakers në gjashtë ndeshje, James është një fitus edhe në biznes po ashtu, me disa sipërmarrje dhe aksione me emrin e tij prej 1 miliard dollarë marrëveshje me NIKE, të cilën ai e nënshkroi në 2015.

Për të festuar trashëgimin e James, më poshtë janë 10 nga thëniet më frymëzuese të marra nga karriera e tij 17-vjeçare, frymëzim për çdo sipërmarrës.

Tejkalimin e fatkeqësive:

“Më pëlqen kritika. Ajo të bën më të fortë.”

“Gjate gjithë jetës ju thuhen gjëra që nuk mund t’i bëni. Gjatë jetës do ju thonë që nuk jeni i mjaftueshëm, i fortë ose i talentuar sa duhet. Do ju thonë JO. Një mijë herë JO. Derisa jo-të bëhen të pakuptimta. Në ato momente ti do u thuash PO.”

Mbi suksesin:

“Do të përdor të gjitha mjetet e mia dhe aftësinë e dhënë nga Zoti dhe të bëj më të mirën që mundem në jetë me të.”

“Skuadra vjen para. Më lejon të kem sukses, lejon që skuadra ime të ketë sukses.”

“Mos ki frikë nga dështimi. Është e vetmja mënyrë që të çon drejt suksesit- e di dhe që jo gjithmonë do të kesh sukses.”

“Warren Buffet me tha njëherë që të ndjek kurajon. Kur ti e ke ndjenjën e kurajos, duhet ta ndjekësh dhe jo ta hedhësh tutje.

Lexo:3 Arsye Pse Ti Nuk Po Arrin Atë Që Do!

Mbi karakterin dhe bindjen

Përkushtimi është një pjesë e madhe e asaj çfarë unë jam dhe besoj. Sa i perkushtuar je ti që të fitosh? Sa i përkushtuar jë ti për të qenë një mik i mirë? Për të qenë i besueshëm? I suksesshëm? Sa i përkushtuar je për të qenë një baba i mirë, një shok ekipi i mirë, një model i mirë? Ështe ai momenti në mëngjes kur sheh pasqyrimin tën në pasqyrë dhe pyet veten: A je i përkushtuar, apo jo?

“Njerëzit do t’ju urrejnë, do t’ju zhvlerësojnë, lëkundin, dhe do ju thyejnë. Por sa fortë qëndron, është ajo çfarë ju bën.

Mbi rritjen dhe edukimin

“Familja ime nuk ka qenë kurrë e PO-së:’Po bën gjënë e duhur, ke gjithmonë të drejtë’. Jo, ata më thonë kur e kam gabim, dhe kjo është arsyeja përse unë kam arritur të jëm ai që jam tani, me përulësi.

“Gjithomonë e them, vendimet që marr, janë vendime që jetoj me to. Ka gjithmonë mënyra për ti korrigjuar ose për ti përmirësuar. Në fund të ditës, unë jetoj me ato.”

INC

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale