10 Thënie të Barack Obamës mbi motivimin dhe suksesin - Business Magazine Albania

10 Thënie të Barack Obamës mbi motivimin dhe suksesin

Nga viti 2009 deri në vitin 2017, Barack Obama drejtoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por ai është gjithashtu një i diplomuar në Universitetin e Kolumbisë, Harvardit, profesor në Shkollën Juridike të Universitetit të Çikagos, një avokat me ndikim dhe senator amerikan. Arritjet e Obamës nuk janë të pakëta.

Motivohuni me disa nga thëniet e Barack Obamës:

“Ndryshimi nuk vjen n.q.s ne presim për dikë tjetër, ose nëse presim një kohë tjetër. Ne jemi ndryshimi që kemi pritur gjithë këtë kohë.”

“Asgjë me vlerë në jetë nuk është e lehtë për t’u arritur.”

“Nuk erdhëm t’i druhemi të ardhmes. Erdhëm këtu për t’a formuar atë.”

“Progresi vjen në formë zig-zagu. Nuk është gjithmonë në vijë të drejtë. Nuk është gjithmonë një rrugë e shtruar.”

“Cinikët mund të jenë zërat më të lartë — por ju premtoj që ata arrijnë më pak.”

“Një zë i vetëm mund të ndryshojë një dhomë tërë.”

“Nuk e shikojmë të ardhmen si diçka jashtë kontrollit tonë, por si diçka që ne mund t’a formojmë më mirë përmes përpjekjes kolektive.”

“Idenë e përsosmërisë duhet t’a bëjmë pjesë së natyrës të njeriut. Jo shumë persona në botë përpiqen të jenë të përkryer.”

“Nëse punon shumë dhe përkushtohesh, do të ecësh përpara, pavarësisht nga vjen, si dukesh, apo kë do.”

“Të të jesh dikushi në botë është e vështirë. Nëse do të ishte e lehtë, do e bënin të gjithë. Por nuk është. Duhet durim, përkushtim dhe vjen me shumë dështime gjatë rrugës.”

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0