10 thënie që do t'ju fuqizojnë në jetën tuaj - Business Magazine Albania

10 thënie që do t’ju fuqizojnë në jetën tuaj

thënie

Jeta është e mbushur me ulje dhe ngritje dhe është qëndrimi ynë ai që përcakton se si e kalojmë valën. Qëndrimet tona, qofshin ato negative, pozitive apo diku në mes, ndikojnë në çdo aspekt të jetës sonë, nga mënyra se si e shohim botën deri tek mënyra se si shfaqemi në punë, në marrëdhëniet tona dhe më e rëndësishmja, për veten tonë.

Nuk është sekret se mbajtja e një këndvështrimi pozitiv, jo vetëm që na bën më të lumtur dhe më të shëndetshëm, por është gjithashtu çelësi për t’i kthyer ëndrrat tona në realitet.

Lexoni: Disa thënie të rëndësishme motivuese për të nisur javën

E vërteta është se zhvillimi dhe mbajtja e një mentaliteti pozitiv kërkon punë, veçanërisht kur kemi tendencën e natyrshme për t’u rikthyer te negativiteti. Por, lajmi i mirë është se ne mund ta stërvitim trurin tonë për të qenë më optimist.

  1. “Merrni përgjegjësinë për qëndrimin tuaj. Mos lejoni që dikush tjetër ta zgjedhë atë për ju.” – DALE CARNEGIE
  2. “Nëse nuk mund ta ndryshoni fatin tuaj, ndryshoni qëndrimin tuaj.” AMY TAN
  3. “Qëndrimi im është se nëse më shtyni drejt diçkaje që mendoni se është një dobësi, atëherë unë do ta kthej atë dobësi të perceptuar në një forcë.” MICHAEL JORDAN
  4. “Qëndrimi juaj për atë se kush jeni dhe çfarë keni është një gjë shumë e vogël që bën një ndryshim shumë të madh.” THEODORE RUZEVELT
  5. “Suksesi ose dështimi varet më shumë nga qëndrimi sesa nga kapaciteti.” WILLIAM JAMES
  6. “Jeta jonë është ajo që e bëjnë mendimet tona.” MARCUS AURELIUS
  7. “Ne nuk mund të zgjedhim gjërat që do të na ndodhin. Por ne mund të zgjedhim qëndrimin që do të mbajmë ndaj çdo gjëje që ndodh. Suksesi ose dështimi varet nga qëndrimi juaj.” ALFRED ARMAND MONTAPERT
  8. “Njeriu duhet të luajë gjithmonë me drejtësi edhe kur dikush ka letrat fituese.” OSCAR WILDE
  9. “Të mërzitesh për atë që nuk ke do të thotë të harxhosh atë që ke.” KEN KEYES JR.
  10. “Një atmosferë pozitive ushqen një qëndrim pozitiv, i cili kërkohet për të ndërmarrë veprime pozitive.” RICHARD M. DEVOS

/goalcast.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0