10 pyetje që një punëdhënës nuk mund t’i pyesë gjatë një interviste - Business Magazine Albania

10 pyetje që një punëdhënës nuk mund t’i pyesë gjatë një interviste


Ka shumë pyetje të ndryshme që punëdhënësit mund dhe do t’i bejne gjatë një interviste për punë, por ka disa që janë jashtë limiteve…

Shumica e punëdhënësve janë të vetëdijshëm për atë që ata mund dhe nuk mund të pyesin, por një sondazh i kryer nga ‘CareerBuilder’ tregon se më shumë se 20% e punëdhënësve janë ende duke pyetur pyetje që nuk janë të ligjshme ose të përshtatshme. Për më tepër, një e treta e të gjithë punëdhënësve nuk janë të sigurt për atë që është ligjore për të pyetur . Kështu që është një ide e mirë për çdo punëkërkues të dijë se çfarë është në rregull dhe çfarë nuk është.Si fillim, mbani mend që çdo pyetje e ka një arsye- ndonjëherë është thjesht një bisedë e vogël, por shumica janë të dizajnuara për të lidhur vlerat dhe përvojat tuaja profesionale me pozicionin vakant.

Pyetjet që kanë probleme, janë personale në natyrë dhe nuk kanë të bëjnë me punën. Këtu është një listë e thjeshtë e asaj që nuk është në rregull për një punëdhënës t’iu pyesi.

Cila është përkatësia juaj fetare?
A jeni shtatzënë?
Cila është përkatësia juaj politike?
Cila është raca juaj, ngjyra ose përkatësia etnike?
Sa vjeç jeni?
A jeni me aftësi të kufizuara?
A jeni i martuar?
A keni fëmijë apo plan për të?
A jeni në borxhe?
A pini duhan apo alkool?

Minimalisht, disa nga këto pyetje nuk janë të paligjshme, por ato nënkuptojnë një motiv të paligjshëm dhe kjo është ajo që do t’i bënte ato të paligjshme.

Kapitulli VII I Aktit të të Drejtave Civile të 1964 ndalon diskriminimin në punësim, por kjo nuk përmban një listë të veçantë të pyetjeve që janë të ligjshme apo të paligjshme. Përsëri, ajo kthehet në qëllim dhe rëndësi për punën. Shumica e punëdhënësve duhet të dijë që rëndësia është kyçe dhe se këto pyetje mund të përdoren si dëshmi të diskriminimit kundër tyre.

Çfarë duhet të bëni?
Le të themi që po iu pyesin nëse keni apo jo fëmijë. Mbani përgjigjen tuaj profesionale, por edhe të sigurt, pasi ju mund të keqinterpretoni qëllimin e tyre, ose ndoshta ata nuk janë të vetëdijshëm se është e papërshtatshme. Mundohuni të mendoni cili është motivi i tyre dhe ridrejtohuni atyre me përgjigjen tuaj.

Konsiderojnë si më poshtë:
“Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me disponueshmërinë time ose përqëndrimin në punë, iu siguroj se unë jam shumë i përkushtuar. Gjithkush ka një jetë jashtë punës dhe ka gjithmonë potencial për sëmundje ose rrethana të tjera të paparashikuara, por unë besoj se do mungoj shumë pak dhe do jem shumë korrekt në punë.” Kjo strategji e ridrejton pyetjen në diçka që është pika juaj e fortë.

Pyetjet e keqija gjatë një interviste mund dhe ndodhin, edhe gjatë bisedave të padëmshme. Por ju keni të drejtë të prisni një intervistë të drejtë, të lirë nga paragjykimet e mundshme të shkaktuara nga pyetje dhe motive të paligjshme.

 

burimi: gethiredrdh.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0