10 njerëzit më të pasur në botë i shtuan 402 miliardë dollarë pasurive të tyre! Ja kush u pasurua më shpejt gjatë 2021-shit! - Business Magazine Albania

10 njerëzit më të pasur në botë i shtuan 402 miliardë dollarë pasurive të tyre! Ja kush u pasurua më shpejt gjatë 2021-shit!

Teksa shkojmë drejt 2022-shit, 10 njerëzit më të pasur në botë kanë të gjithë më shumë se 100 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Disa prej këtyre njerëzve, si Bill Gates dhe Jeff Bezos, kanë arritur vlerën prej 100 miliardë dollarësh prej disa kohësh tanimë. Gates e arriti këtë shifër për herë të parë në vitin 1999, ndërsa Bezos e arriti në vitin 2017. Por shumica e të pasurve janë të sapoardhur në klubin e njërzve të ardhurat e të cilëve shenjojnë 12-shifra.

Të bërë bashkë, 10 miliarderët më të pasur shtuan 402.17 miliardë dollarë në vlerën e tyre neto në vitin 2021. Ata kryesoheshin nga CEO i Tesla-s, Elon Musk, i cili këtë vit u bë njeriu më i pasur në botë dhe në shumë pak kohë arriti vlerën neto prej 300 miliardë dollarësh. Ai shtoi 121 miliardë dollarë në vlerën e tij neto në 2021-shin dhe 140 miliardë dollarë në 2020-ën.

Lexo edhe: 6 truke që përdorin njerëzit e pasur për të bërë më shumë para

2021-it po i vjen fundi dhe më poshtë do të mund të shihni me sa para i shtuan pasuritë 10 njerëzit më të pasur në botë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0