10 mënyra se si mund të kaloni verën nëse jeni studentë - Business Magazine Albania

10 mënyra se si mund të kaloni verën nëse jeni studentë

10 mënyra se si mund të kaloni verën nëse jeni studentë

Pas mbarimit të vitit akademik vijnë pushimet. Janë shumë javë ku ju do të keni kohë mjaftueshëm për të bërë gjërat që dëshironi, të endeni vërdallë. Por ka vetëm një problem. Ju filloni të harroni ato gjëra që keni mësuar gjatë vitit shkollor. Për fat të mirë, ka shumë gjëra që mund të bëni gjatë verës që do ju ndihmojnë të mbani trurin tuaj në punë dhe të mësoni gjëra të reja. Dhe mos u shqetësoni, gjërat që ne do t’ju sugjerojmë në këtë artikull nuk do të pengojnë  kënaqësitë tuaja të verës!

  1. Lexoni shumë libra

Pushimet verore janë një mundësi e shkëlqyer për t’u çlodhur me një libër të mirë. Lexoni disa libra për argëtim, por gjithashtu mund të përdorni tërë kohën e leximit në mënyrë produktive duke zgjedhur librat tuaj me mençuri, duke i përzgjedhur në bazë të degës që studioni. Për shembull, nëse do të studioni letërsinë angleze vitin e ardhshëm, ju mund të përdorni verën për t’u fokusuar në të, ose thjesht përmirësoni njohuritë tuaja në përgjithësi për letërsinë duke lexuar një përzierje të gjërave (ose ndoshta edhe të gjitha librat e një autori të veçantë). Nëse nuk dëshironi që të lexoni libra në lidhje me degën që studioni, atëherë mund të përzgjidhni çfarëdo libri që dëshironi. Nuk ka rëndësi se çfarë lloj literature lexoni. Rëndësi ka që të mbani në veprim qelizat tuaja të trurit, duke menduar për çështje të rëndësishme dhe duke përmirësuar njohuritë tuaja të përgjithshme. Prandaj, gjeni një vend me hije, kapni një pije të ftohtë dhe lexoni një libër.

  1. Shikoni TV

Duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë, apo jo? Nuk po themi që të kaloni të gjithë verën duke parë emisione televizive apo telenovela, por pak nga të gjitha nuk ju bën keq. Përpiquni ta bëni kohën tuaj televizive sa më edukative duke parë dokumentarë të ndryshëm, pse jo edhe dokumentarë në lidhje me degën që do të studioni në vitin e ardhshëm akademik.

  1. Shikoni lajmet

Të shikoni lajme është përgjithësisht një ide e mirë që të jeni të informuar se çfarë po ndodh vërdallë. Lajmet nuk janë të gjitha rreth politikës dhe konflikteve. Ka të ngjarë që të ketë mjaft histori lajmesh të rëndësishme për industrinë në të cilën po studioni. Zbulimet e reja shkencore mund të dalin në dritë gjatë verës, për shembull. Mundohuni të shikoni lajmet të paktën një herë në ditë, ose lexoni ndonjë gazetë dhe do ta keni më të lehtë të informoheni rreth asaj që po ndodh në botë.

Lexo : Çfarë duhet të bëni kur vlerat personale bien ndesh me vendimet e biznesit

  1. Shkoni në pushime për të praktikuar gjuhë të ndryshme

Nëse do të studioni një gjuhë në vitin e ri akademik, ose dëshironi të praktikoni më shumë një gjuhë të cilën nuk e flisni mirë, pse të mos shkoni me pushime në një vend në të cilin vendasit flasin atë gjuhë? Nuk ka mënyrë më të mirë për të praktikuar një gjuhë sesa të bisedoni me ata që e flasin atë si gjuhën e tyre amtare.

  1. Formoni një grup leximi veror

Më sipër ne theksuam që duhet të lexoni sa më shumë libra gjatë verës, por pse jo mos ta bëni leximin pak më shumë social, të formoni një grup leximi veror me miqtë tuaj. Zgjidhni një libër çdo javë dhe më pas organizoni një mbledhje për të diskutuar se çfarë mesazhesh apo mësimesh keni nxjerrë nga libra të caktuar. Ju mund të drejtoni diskutimin, duke nxitur debat duke paraqitur disa pyetje paraprakisht. Kjo ju ndihmon të mendoni për librin në një mënyrë të strukturuar, të mbani shënime gjatë leximit dhe në fund të ngrini disa pyetje për të filluar diskutimin.

  1. Merrni pjesë në një shkollë verore

Shkollat ​​verore akademike janë krijuar për të marrë njohuri dhe aftësi të reja në të njëjtën kohë, ju mundësojnë të bëni miq të rinj dhe të kaloni mirë. Ju mund të zgjidhni një shkollë verore specifike për lëndë të caktuara që keni qejf apo në të cilat keni vështirësi, ose mund të ndiqni një kurs më të gjerë që përfshin një larmi temash akademike për të zgjeruar njohuritë tuaja të përgjithshme.

  1. Rishikoni dhe organizoni shënimet e vitit të kaluar

Ju keni ardhur në fund të studimit të një viti akademik dhe nëse shënimet tuaja i keni mbajtur në një gjendje të organizuar, atëherë keni bërë shumë mirë! Nëse, siç ka më shumë të ngjarë, ato janë të çrregullta, atëherë një nga detyrat tuaja gjatë verës mund të jetë rishikimi dhe organizimi i duhur i tyre. Kjo është veçanërisht e dobishme nëse do t’ju riktheheni përsëri këtyre shënimeve. Gjithashtu është një mundësi e mirë për të përsëritur ato që keni mësuar.

  1. Dilni dhe shëtisni

Jo, nuk po flasim për të shkuar në Legoland. Ne po flasim për të vizituar muze dhe vende me interes historik ose akademik: një udhëtim në një kështjellë ose shtëpi muze, një muze shkencor ose historik, madje edhe një koncert muzikor klasik. Udhëtime si këto jo vetëm që ju largojnë nga monotonia: ato ju mësojnë disa gjëra të reja, duke zgjeruar njohuritë tuaja të përgjithshme. Kur vizitoni këto vende, blini një libër udhëzues ose program dhe merrni kohë për të lexuar për atë që do të shikoni, në mënyrë që ta konsideroni atë në një mënyrë më akademike dhe të mësoni rreth saj më thellë.

  1. Filloni një projekt veror

Muajt ​​e gjatë të verës janë një mundësi ideale për të filluar një projekt të madh, pasi më në fund keni kohë të mjaftueshme për t’u përqëndruar në diçka për një periudhë të zgjatur kohore pa shkollën dhe detyrat e shtëpisë. Ju do të keni lirinë për të ndjekur një projekt për të cilin jeni të interesuar, por përpiquni të zgjidhni diçka që kërkon mendime intelektuale. Më poshtë po ju sjellim disa projekte të mundshme verore që mund të merrni parasysh:

  • Shkruani një roman ose përmbledhje poezish
  • Ndërtoni një website ose krijoni një blog
  • Merrni lejen e prindërve tuaj për të ridizenjuar kopshtin
  • Kryeni një seri eksperimentesh shkencore
  • Mësoni të gatuani ose shpikni disa receta të reja
  • Mësoni një zanat të ri, siç është origamia (punime të ndryshme me letër)
  • Bëni pak art, siç janë vizatimi, piktura ose skulptura
  • Hulumtoni pemën tuaj familjare
  • Shpikni diçka

Ju ndoshta do të keni disa ide tuajat, por shpresojmë që kjo listë t’ju japë frymëzimin e duhur. Gjëja më e rëndësishme është që t’i vendosni vetes një qëllim që ta arrini deri në fund të verës. Do të jetë një gjë vërtetë e kënaqshme për të bërë dhe ju do të jeni në gjendje ta përdorni atë për të demonstruar vendosmërinë, zgjuarsinë dhe menaxhimin e kohës në intervistat e ardhshme në universitet dhe punë!

  1. Bëhuni ekspert në diçka

Pushimet verore ju japin kohë të mjaftueshme për të mësuar diçka interesante. Kështu që pse të mos përdorni këtë mundësi për t’u bërë ekspert në diçka që ju intereson? Çdo gjë që zgjidhni mund të bëhet e dobishme për jetën tuaj. Mundësitë janë të pafundme dhe kjo gjë do t’ju japë mundësi për t’u praktikuar edhe në kërkime akademike, mund të nxisë kureshtjen tuaj intelektuale dhe do ta mbani trurin tuaj aktiv gjatë verës.

Kur jeni akoma në shkollë apo universitet, mund të jetë joshëse të mos bëni asgjë gjithë verën pasi i keni kushtuar aq shumë kohë studimeve tuaja gjatë vitit akademik. Por, ndërsa patjetër që duhet të kaloni kohë pa bërë asgjë dhe thjesht të relaksoheni, do të përfitoni në planin afatgjatë nëse e mbani trurin tuaj aktiv me disa aktivitete dhe projekte interesante.

oxford-royale.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0