10 librat më të shitur të muajit shtator 2023 - Business Magazine Albania

10 librat më të shitur të muajit shtator 2023

Shkruar nga Albert Gjoka, Leximtari

Platforma më e madhe online e librit, Bukinist.al dhe blogu Leximtari publikojnë të dhënat për titujt më të kërkuar gjatë muajit të kaluar: Romanet e zhanrit mister dhe thriller, zhvillimi personal dhe klasikët mbeten ndër më të kërkuarit

Muaji shtator ka shënuar një rritje të lexueshmërisë së romaneve të zhanrit mister dhe thriller; qoftë botimet e reja, por edhe klasikët e kësaj letërsie. Duke ju referuar të dhënave që ka nxjerrë platforma më e madhe e shitjeve online të librit shqip, Bukinist.al gjatë muajit të kaluar, “Vrasje në Orient – Ekspres” të Agatha Christie dhe “Shërbëtorja” janë mes 10 titujve më të kërkuar.

Edhe romani i Ana Huang, “Dashuri”, pjesë e serisë Twisted Love, është përfshirë shumë shpejt mes titujve më të shitur edhe në Shqipëri, pas suksesit që ka pasur në botë prej disa muajsh.

“Gruaja e këpucarit” i Adriana Trigianit, ndonëse i botuar prej disa vitesh, mbetet ndër romanet më të pëlqyer.

Klasikët si Gustav Flouber me romanin “Zonja Bovari” dhe Jane Austen me romanin “Arsye dhe ndjenjë” i Jane Austen kanë qenë ndër më të zgjedhurit nga lexuesit tanë.

Në kategorinë e librave të zhvillimit personal, Eckhart Tolle me librin “Fuqia e së tashmes” vijon të mbetet ndër më të përzgjedhurit, ndonëse ka shumë vite që ka ardhur në shqip nga botimet Pema.

Mes autorëve shqiptarë, Ismail Kadare me romanin “Kronikë në gur” ka qenë ndër zgjedhjet e lexuesve tanë. Po ashtu, Rudina Çupi me librin “Kakarina”.

Botimi i ri “Midis CIA -s dhe besimit” i Rolf Mowatt Larssen, përkthyer nga Erion Kristo dhe botuar nga “Poeteka”, ka qenë një prurje e re e cila ka kapur shumë shpejt listat e kryesimit gjatë muajit shtator.

Për më shumë, ju ftojmë që të ndiqni listën me 10 titujt më të kërkuar:

“Shërbëtorja” nga Frieda McFadden

Kjo histori me kthesa të pabesueshme do t’ju mbajë të mbërthyer pas librit deri natën vonë.

“Mirë se erdhe në familje,” thotë Nina Uinçester, teksa i tok dorën elegante me thonjtë të lyer me manikyr. Unë buzëqesh me mirësjellje dhe vështroj përreth sallonit të veshur me mermer.

Puna këtu është shansi im i fundit për ta filluar jetën rishtas. Mund të shtirem sikur jam çfarëdo që të dua. Por s’do të kalojë shumë dhe do të mësoj se të fshehtat e Uinçestërve janë ku e ku më të rrezikshme se të fshehtat e mia…

“Fuqia e së tashmes” nga Eckhart Tolle

Një udhërrëfyes briliant drejt përndritjes shpirtërore. Çdo fjali e tij kumbon të vërtetën dhe fuqi.

“Gruaja e këpucarit” nga Adriana Trigiani

Gruaja e këpucarit” është një portretizim i kohërave, vendeve dhe njerëzve që karakterizuan përvojën e imigrimit, duke kërkuar të kenë pjesën e tyre të ëndrrës amerikane, me vullnet dhe me ambicie.

Ky rizbulim historik epik i dashurisë dhe familjes, i luftës dhe i humbjes, i rrezikut dhe fatit është romani që Adriana Trigiani ka shkruar, e frymëzuar nga historia e familjes së saj dhe e nxitur nga dashuria e respekti për traditën.

“Gruaja e këpucarit” na tregon një epokë me qartësinë dhe bukurinë që e karakterizonte, me një kast personazhesh të gjallë që do jetojnë në imagjinatën e lexuesve për shumë vite.

“Vrasja në Orient – Ekspres” nga Agatha Christie

Vjen në shqip një nga romanet më të suksesshme të Agatha Chriestie, Vrasja në Orient – Ekspres, i ekranizuar disa herë në filma përgjatë disa viteve. Ky roman konsiderohet nga veprat më të mira të zhanrit investigative.

“Dashuri – Libri i parë i serisë Twisted” nga Ana Huang

Vjen më në fund në shqip një nga librat më të shitur të momentit në tregjet botërore të librit nga seria Twisted, shkruar nga Ann Huang, “Dashuri”. Një bestseller absolut në të gjithë botën, i cili ka bërë për vete edhe lexuesin shqiptar që kur është hedhur në qarkullim.

“Zonja Bovari” nga Gustav Flober

Ngjarjet e romanit morën shkas nga një histori e vërtetë që pati ndodhur në qytetin e lindjes së Floberit. Atij i mbetej veç të realizonte përgjithësimin artistik të realitetit. Përgjithësimi ishte realist dhe lidhej me degradimin e shoqërisë franceze të kohës. Heroina është viktimë e kësaj shoqërie dhe pjesë organike e saj. Me Emën shfaqet dukuria e bovarizmit: prirja për të ëndërruar dhe për t’u zhgënjyer pafundësisht nga realiteti. Prandaj ishte dhe është tejmase i lexuar në çdo kohë

“Midis CIA -s dhe besimit” nga Rolf Mowatt – Larssen

“Midis CIA-s dhe BESIMIT” është një libër kujtimesh mbi përvojat jetësore dhe veprimtarinë e një oficeri të lartë të CIA-s, sikurse është gjithashtu edhe një udhëtim mistik i tij drejt besimit.

“Kronikë në gur” nga Ismail Kadare

Ky roman shënon një nga veprat më të rëndësishme të autorit; sepse rrok raportin që fëmija krijon me botën, përmes një projeksioni autobiografik, ku qyteti i Gjirokastrës ka ngjyra magjike, të cilat vijnë mjeshtrisht në romanin e Kadaresë.

“Arsye dhe ndjenjë” nga Jane Austen

“Arsye dhe ndjenjë” romani i parë i botuar i Jane Austen-it, më 1811, fillimisht u botua me emër anonim. Në faqen e parë, aty ku duhej të ishte emri i autorit shfaqet vetëm teksti By a Lady (Nga një zonjë). “Arsye dhe ndjenjë” romani i mprehtë dhe plot humor i Jane Austen, i mbushur me të fshehta dhe ndrydhje, gënjeshtra e joshje, portretizon në mënyrë brilante një botë, ku rregullat e ngurta familjare dhe shoqërore përplasen me regëtimat e zemrës.

“Kakarina” nga Rudina Çupi

Gjuha është arti me mbresëlënës që kanë shpikur njerëzit dhe që përdoret nga çdokush dhe çdo ditë. Sa shumë mesazhe, emocione e befasi përcillen përmes fjalëve! Por edhe humor, i cili na pëlqen të gjithëve.

Librat i gjeni online tek Bukinist.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0