10 librat më të shitur të janarit 2024 sipas Bukinist - Business Magazine Albania

10 librat më të shitur të janarit 2024 sipas Bukinist

Platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinist.al sjell për lexuesit librat më të kërkuar gjatë muajit janar: Romanet e Kadaresë dhe Blushit, librat e biznesit dhe motivimit, romancat por edhe klasikët mbeten ndër më të përzgjedhurit nga lexuesit.

Autori më i shquar i letrave shqipe bashkëkohore, Ismail Kadare kryesoi listat e shitjes së librave gjatë muajit janar të këtij viti. Edhe për faktin se në këtë muaj autori shënoi 88-vjetorin e lindjes, por edhe falë nismës së platformës më të madhe online të librit shqip, Bukinist.al për të çuar tek lexuesit libra me nënshkrimin e tij, – romanet kryesore të Kadaresë kanë qenë ndër më të kërkuarit që muajin që lamë pas. “Pallati i ëndrrave”, – i vlerësuar nga lexuesit brenda dhe jashtë Shqipërisë, – ishte më i shituri tek Bukinist.al, duke u ndjekur me romane të tjera si “Prilli i thyer” “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” apo “Kronikë në gur”.

Mes autorëve shqiptarë, edhe Ben Blushi me romanin “Komploti” mbetet ndër më të shiturit gjatë muajit të shkuar tek Bukinist.al.

Zhanri mister dhe thriller vazhdon të mbajë të gjallë interesin e lexuesve tanë. “Shërbëtorja” e McFadden prej disa javësh dhe muajsh kryeson listat. Mes librave të “booktok”, Colleen Hoover po rritet me romanin “Kockat e zemrës”, ndërsa ka shënuar rritje të konsiderueshme autorja kinezo-amerikane Ana Huang me romanet e saja që janë sjellë në shqip nga shtëpia botuese “Dritan”. Seria “Tëisted Game” me romanet “Dashuria” dhe “Lojërat” janë të kërkuar, sidomos nga lexuesit e rinj.

Prej disa vitesh ka një rikthim të lexuesve tek librat e filozofosë stoike dhe “Meditime” i Marcus Aurelius është ndër librat më të lexuar, – edhe gjatë muajit janar tek Bukinist.al.

Mes librave të zhvillimit personal, “Shprehi atomike” i James Clear kryeson listat jo vetëm në tregjet botërore të librit, por edhe në Shqipëri.

Libri i biznesit ka kërkesë të vazhdueshme dhe për muajin që lamë pas janë dy libra që mbeten më të shiturit: “Arti i negocimit” i biznesmenit Vasil Naçi dhe “Real Estate në Tiranë” i Leter Silës, – botimi i parë në fushën e pasurive të patundshme në Shqipëri, që sjellë të dhëna, analiza dhe një këndvështrim të detajuar mbi këtë treg dhe të gjithë ekosistemin e tij.

“Shkëlqimi dhe mjerimi i kurtizaneve” i Honore de Balzak është një prej librave më të vlerësuar nga lexuesit gjatë janarit të këtij viti, duke sjellë në vëmendje për këdo se klasikët lexohen çdo herë, sepse vepra të tilla sjellin konstante universale të çdo kohe: Edhe ky roman na sjell ndërmend ngritjen dhe rënien e shoqërisë oligarkike dhe bjerrjen e vlerave në momente të caktuara.

Pa u zgjatur më tej, po ndajmë me ju listën me 10 librat më të kërkuar të muajit janar 2024 tek platforma e librit Bukinist.al

Pallati i ëndrrave” nga Ismail Kadare

“Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë. Vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin “Nobel”, në emër të letërsisë së Shqipërisë. Ai do ta meritonte atë çmim edhe sikur të kishte shkruar vetëm “Pallati i ëndrrave”, si hipotezë mbi historinë e vërtetë të viktimave të vrasjeve të mëdha ose mbi atë pagjumësi kolektive që perandoria otomane nuk mund të tolerojë.

“Shkëlqimi dhe mjerimi i kurtizaneve” nga Honore De Balzak

Ky roman është një eksplorim i detajuar i botës së nëndheshme të shoqërisë parisiene të shekullit të XIX, duke u fokusuar në jetën dhe përvojat e një të dënuari të pashëm dhe karizmatik, i cili përdor sharmin dhe zgjuarsinë e tij për të manipuluar dhe shfrytëzuar si të pasurit ashtu edhe të varfërit. Rrëfimi thellohet në aspektet më të errëta të natyrës njerëzore dhe shoqërisë, duke përfshirë lakminë, epshin, korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin.

“Meditime” nga Marcus Aurelius

“Meditimet” e Marcus Aurelius ofrojnë një seri të jashtëzakonshme reflektimesh dhe ushtrimesh shpirtërore sfiduese të zhvilluara ndërsa perandori përpiqej të kuptonte veten dhe mjedisin rreth tij. Teksa Meditimet u krijuan për të ofruar ngushëllim dhe inkurajim personal, Marcus Aurelius krijoi gjithashtu një nga veprat më të mëdha të filozofisë: një koleksion të përjetshëm që është konsultuar dhe admiruar nga shtetarët, mendimtarët dhe lexuesit përgjatë shumë shekujve

Shërbëtorja” nga Frieda McFadden

Bestseller i New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal si edhe fitues i çmimit ITW 2023. Kjo histori me kthesa të pabesueshme do t’ju mbajë të mbërthyer pas librit deri natën vonë.

“Komploti’ nga Ben Blushi

Ben Blushi vjen para lexuesit me një tjetër roman “futurist”.  Ngjarjet zhvillohen në vitin 2044, kur në Shqipëri është krijuar një komunitet i madh afgan, ndërkohë që popullsia shqiptare është pakësuar mjaft.

Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës.

Një plan që shqiptarëve çuditërisht nuk u pëlqen, por nuk kanë forcë ta kundërshtojnë. Rreshtimi i Amerikës dhe Rusisë në këtë konflikt mes shqiptarëve dhe afganëve mund të shkaktojë një Luftë të Tretë Botërore.

Në këtë lojë futen edhe tre hebrenj të krisur që, për arsye të ndryshme, përpiqen të thurin një komplot për të penguar pushtimin e Kosovës nga Shqipëria dhe aleancën e kësaj të fundit me Amerikën.

Tre hebrenjtë do të luajnë deri në fund gjithë fijet e një konspiracioni, fundi i të cilit do të jetë befasues dhe i paimagjinueshëm për të gjithë.

“Kockat e zemrës” nga Colleen Hoover

Beja, një vajzë e rritur në varfëri dhe fqinji i saj i pasur Samsoni kanë shumë gjëra ndryshe nga njëri – tjetri, por i bashkon pasioni për trishtimin. Për të mësuar mbi sakrificat e Bejës për të vënë në vijë jetën e saj dhe me këtë histori të pazakontë dashurie, ju ftojmë të lexoni edhe këtë roman të mbretëreshës së bestseller-it, Co – Ho-së.

“Arti i negocimit” nga Vasil Naçi

Bizmesmeni dhe filantropi Vasil Naçi hedh në qarkullim një tjetër libër mbi mjeshtrinë e negocimit. Pas një periudhe të gjatë në biznes dhe trajnime, në zhvillimin e dy sipërmarrjeve të mëdha të edukimit dhe zhvillimit, “Rruga drejt suksesit” dhe “Mjeshtro biznesin”, vjen ky libër i cili do të jetë guida bazike më e mirë për artin dhe shkencën e të negociuarit.

“Dashuri – Libri i parë i serisë Tëisted” nga Ana Huang

Vjen me ne fund ne shqip nga nje librat me te shitur te momentit nga seria Tëisted, shkruar nga Ann Huang, “Dashuri”. Nje bestseller absolut ne te gjithe boten: Dashuria mes dy personazheve të këtij romani nuk duhej të kishte ngjarë kurrë… po kur ajo lind, nxjerr në dritë sekrete që mund t’i shkatërrojnë të dy… dhe gjithçka që kanë të shtrenjtë.

“Shprehi atomike” nga James Clear

Libri më i kërkuar i vitit nga fusha psikologjike, “Shprehi Atomike” me autor James Clear, është tashmë edhe në gjuhën shqipe: Një bestseller absolut në të gjitha platformat globale të librit, por edhe në Shqipëri, tashmë. Ky libër do t’ju mësojë se si disa ndryshime të vogla, që japin rezultate të jashtëzakonshme në jetën tuaj personale dhe profesionale.

“Real Estate në Tiranë” nga Lefter Sila

REAL ESTATE NE TIRANË” është libri i parë në fushën e pasurive të paluajtshme në Shqipëri, i shkruar nga një ekspert i kësaj fushe me përvojë  30-vjeçare. Ky botim ka një vlerë praktike për këdo që e ka lidhur aktivitetin e tij me tregun e pronave, me vlerësimin e tyre, me shit-blerjen dhe me qiradhënien,  në një mjedis që po përballet me ndryshime radikale dhe rritje të çmimit të tyre.

Të gjithë librat i gjeni online tek Bukinist.al

Leximtari

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0