1- Fytyra e parë në Facebook ka qenë ajo aktorit Al Pacino. Madje një portret i tij në ngjyrë blu. Shoku i Mark Zuckerberg, Andrew McCollum ideoi logon e parë të Facebook-ut duke u frymëzuar nga aktor i famshëm.
2- Çdo ditë Facebook bllokon mbi 600 mijë tentativa hackerimi të profileve të ndryshme.
3- Sot e përdorim në mënyrë të përditshme 64% e përdoruesve të tij. Në 2010 vetëm 51%.
4- Facebook ka rritur numrin e ndarjeve. Një ne tre ndarje lind aty, falë lehtësisë për ta kapur tradhtinë e partnerit.
5- Me shumë se 1 miliardë persona hyjnë në Facebook nga celularët.
6- Edhe prishja e miqësive në Facebook është me pasoja. Në SHBA një burrë vrau një çift vetëm se ata prishën miqësinë e tyre virtuale me të bijën.
7- Facebook është në gjendje të gjurmojë edhe se çfarë web-esh kemi parë, madje edhe kur nuk jemi të lidhur me të. Kjo falë pulsantit “Like” që ndodhet kudo nëpër site të tjera.
8- Zuckerberg vuan nga një formë e caktuar e daltonizmit që nuk e lejon atë të perceptojë nuancat e kuqe dhe te gjelbërta. Ajo që ai dallon më mirë është pikërisht bluja.
9- 83% e prostitutave kane një profil ne Facebook për të reklamuar aktivitetin e tyre.
10- Mesatarisht, një përdorues ka 338 miq në Facebook.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
