10 karakteristikat e njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale - Business Magazine Albania

10 karakteristikat e njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale


Pse disa njerëz arrijnë më shumë sukses se sa të tjerët?

Çfarë ka në mënyrën se si sillen dhe ndërveprojnë këta njerëz, me çarë janë të apajisur këta njerëz që arrijnë sukses më të madh se njerëzit e tjerë?

Shumë shpesh, është inteligjenca e tyre emocionale (EQ), ose me fjalë të tjera, aftësia e tyre për të identifikuar dhe menaxhuar emocionet e tyre dhe të të tjerëve.

Ja disa nga mënyrat me të cilat arrijnë të menaxhojnë jetët e tyre këta njerëz me inteligjencë të lartë emocionale:

1. Përqafojnë balancën punë-jetë personale
Njerëzve që punojnë shumë pa pushuar ose fokusohen në mënyrë të barabartë zakonisht u shterojnë energjitë para se të arrijnë potencialin e tyre. Anasjelltas, ata të cilët nuk punojnë shumë tentojnë që thjesht të arrijnë më pak se norma. Hapi i parë drejt Inteligjencës Emocionale është vetëdija: fokusimi se sa punë dhe sa fokus mund të marrësh dhe rritjes së limitit të sipërm të saj pa e kapërcyer atë.

2. Fuqizojnë partnerin e tyre
Gjetja e partnerit të duhur është pjesë kritike e arritjes së balancës emocionale. Ai person duhet të të stabilizojë, komplimentojë dhe të të fuqizojë, por ata mund ta bëjnë këtë vetëm nëse edhe ti e bën një gjë të tillë. Marrëdhëniet e suksessheme ku partnerët mbështesin inteligjencën emocionale të njëri-tjetrit janë simbiotike, dhe kjo fillon nga ty.

3. Fokusohen
Mundohem gjithmonë që në jetën time të bëj një dallim kyç ndërmjet muktitasking dhe multi-fokusimit. Edhe pse mund të jem duke bërë 3 detyra njëherësh në çfarëdolloj momenti të dhënë, unë i mbaj qëllimet e përgjithshëm shumë të fokusuar dhe nuk i ndryshoj ato derisa ato qëllime të arrihen.

4. Janë kreativë
Mërzia pengon kreativitetin, i cili nga ana e vet pengon mirëqënien emocionale. Kreativiteti emocional manifeston veten në mënyrë më efektive me dëshirën për të kuptuar dhe eksploruar të tjerët pozitivisht. Individët të cilët kanë një kuriozitet të pastër pozitiv rreth të tjerëve tentojnë të formojnë marrëdhënie të fuqishme dhe që zgjasin.

5. Fillimisht dëgjojnë
Të dëgjosh rrjedh zakonisht nga kombinimi i kreativitetit emocional dhe disiplinës. Është një shenjë e një inteligjence të lartë emocionale të qënit kuriozë rreth njerëzv dhe mjaftueshëm të disiplinuar për të zhvendosur fokusin nga vetja dhe të dëgjojmë ata 75% të kohës.

6. Përqafojnë dinamizmin dhe paqëndrueshmërinë pozitive
Shuëmë siguri çon në mërzi, e cila me kalimin e kohës frenon simulimin intelektual dhe shpeshherë çon në pasiguri, e cila nga ana e vet pengon inteligjencën emocionale. Ndryshimi, në mënyrë të veçantë kur përqafohet me pozitivizëm, mund të jetë një katalizator i fuqishëm.

7. Nuk janë perfeksionistë
Perfeksionizmi, gati gjithmonë i papërmbushur, çon në stres intensiv dhe ankth emocional. Gjithashtu bën që t’u hidhet faji të tjerëve për dështimin për të jetuar në standarde të papranueshmem, që është një minus i madh i inteligjencës emocionale dhe në marrëdhëniet me të tjerët.

8. Nuk pranojnë përgjigjien e parë
Përdor kuriozitetin dhe të dëgjuarin për të shqyrtuar me kujdes zgjidhjet për shumë probleme. Inteligjenca emocionale është një nga mënyrat më të mira për të identifikuar zgjidhjet me shumë shtresa.

9. Lënë pas gabimet
Të jetosh në të kaluarën, dhe në gabimet e të tjerëve shkakton ankth, zemërim dhe faj të paqenë.

10. Drejtojnë zemërimin
Zemërimi në vetvete nuk është një emocion negativ, është katalizatori më i fuqishëm në arsenalin njerëzor. Por duhet të kontrollohet dhe të drejtohet nëpërmjet veprimeve të duhura dhe larg njerëzve. Inteligjenca emocionale i ndihmon njerëzit të përdorin inatin në mënyrën e duhur.

 

/Shkruar nga Paul Grossinger dhe publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0