10 gjëra që duhet të dini rreth teknologjisë ditën e sotme

10 gjëra që duhet të dini rreth teknologjisë ditën e sotme


1.Shtetet e Bashkuara i kanë ndaluar kompanitë amerikane që të shesin telefonat kinez ZTE për shtatë vjet. FTC tha se firma u kap duke dërguar mallra në mënyrë të paligjshme në Iran, duke shkelur kështu sanksionet e SHBA.

2. Facebook ka spjeguar saktësisht se si i gjurmon përdoruesit e web-it, madje edhe ata që nuk janë të regjistruar në shërbimin e tij, përmes butonave like dhe share të shfaqur në faqe. Edhe ata që nuk janë përdorues të Facebook nuk mund të përjashtohen nga ky gjurmim.

3. Një autor i fshehtë zbuloi se punonjësit e magazinës Amazon urinojnë në shishe, sepse ata nuk duan të humbasin kohë duke shkuar në tualet. Një sondazh i veçantë i më shumë se 200 punëtorëve të Britanisë së Madhe, doli në përfundimin se tre të katërtat e punëtorëve kishin frikë të shkonin në tualet.

4. Stafi i YouTube, pasi ka folur për disa të shtëna që kanë plagosur 3 persona dhe ka lënë të vdekur gjuajtësin, tha se ata janë përballur me kërcënime me vdekje për vite me radhë. Në një rast, drejtuesit e YouTube vendosën një roje jashtë shtëpisë së një punonjësi pasi ai dhe familja e tij u kërcënuan.

5. Netflix pati rritje të abonentëve në raportin e tremujorit të parë të Hënën dhe aksionet e tij u rritën me më shumë se 6%. Gjigandi i transmetimit shtoi një total prej 7.41 milionë abonentë në SHBA dhe në nivel ndërkombëtar.

6. Një investitor i dytë në Facebook ka bërë thirrje që Mark Zuckerberg të japë dorëheqjen si kryetar bordi. Drejtori i thesarit të Illinois, Michael Frerichs tha se Zuckerberg “nuk është i përgjegjshëm” tek bordi apo aksionarët.

7. Shkëmbimi i Bitcoin Coinbase ka siguruar Earn.com, i cili u lejon përdoruesive të dërgojnë dhe të marrin kriptomonedha për kryerjen e detyrave. Marrëveshja kishte vlerë 100 milionë dollarë.

8. Aplikacioni për takime Bumble nuk do t’i kërkojë përdoruesve të hyjnë në aplikacion duke përdorur të dhënat e tyre të Facebook pas skandalit të Cambridge Analytica. Në vend të kësaj, njerëzit mund të identifikohen me një numër telefoni.

9. Microsoft do të shpërndajë versionin e vet të Linux për herë të parë. Kerneli i Linux do të fuqizojë Azure Sphere, një sistem-on-a-chip për procesorët e vegjël që mundësojnë lidhjen e pajisjeve shtëpiake dhe pajisjeve smart.

10. SHBA dhe Britania e Madhe paralajmëruan se Rusia po përdorte gjurmues për të sulmuar bizneset dhe departamentet qeveritare dhe tha se njerëzit duhet të siguroheshin që software i tyre dhe fjalëkalimet e pajisjeve të ishin të përditësuara. Zyrtarët thanë se Rusia po kryente sulme të njëpasnjëshme.

/Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0