10 filma në Netflix që çdo sipërmarrës duhet t’i shikojë - Business Magazine Albania

10 filma në Netflix që çdo sipërmarrës duhet t’i shikojë

10 filma në Netflix që çdo sipërmarrës duhet t’i shikojë

Sipërmarrësit janë gjithmonë në kërkim të mënyrave për të ushqyer kreativitetin e tyre. Ndonjëherë, mënyra më e mirë për të gjetur ide të reja është të marrësh pak kohë për veten dhe të shijosh një maratonë në Netflix. Nëse zgjedh të shikosh programet e duhura, jo vetëm që do të relaksohesh, por mund të marrësh edhe një dozë të mirë frymëzimi që të ndihmon të shohësh gjërat nga një këndvështrim tjetër.

Kështu që, nëse je një sipërmarrës që kërkon pushim dhe motivim, më poshtë janë 10 filma dhe dokumentarë që duhen parë patjetër, të fokusuar në biznes, udhëheqje dhe historitë e suksesit.

1. Steve Jobs: One Last Thing (2011)
Kohëzgjatja: 56 minuta | Vlerësimi IMDb: 6.7
Një dokumentar që sjell rrëfime nga miq, kolegë, adhurues dhe rivalë të Steve Jobs, duke reflektuar mbi arritjet e bashkëthemeluesit të Apple. Përfshin edhe fragmente nga një intervistë me Bill Gates dhe Jobs pas diagnostikimit me kancer.

2. Jobs (2013)
Kohëzgjatja: 2 orë e 8 minuta | Vlerësimi IMDb: 6.0
Filmi tregon ngjitjen e Steve Jobs nga braktisja e kolegjit deri në momentin kur u bë një nga sipërmarrësit më të njohur të shekullit XX. Një histori për vizionin, guximin dhe transformimin.

3. Steve Jobs (2015)
Kohëzgjatja: 2 orë e 2 minuta | Vlerësimi IMDb: 7.2
Një qasje më e thellë dhe artistike ndaj figurës së Jobs, e treguar përmes tri lançimeve ikonike të produkteve të Apple, duke përfunduar me prezantimin e iMac në vitin 1998.

4. The Founder (2016)
Kohëzgjatja: 1 orë e 55 minuta | Vlerësimi IMDb: 7.2
Historia e Ray Kroc, shitësit që transformoi idenë e dy vëllezërve mbi ushqimin e shpejtë në McDonald’s,  zinxhirin më të madh të restoranteve në botë. Një leksion mbi ambicien, këmbënguljen dhe anën e errët të suksesit.

Lexo edhe:Shqipëria shkëlqen në Gen-E 2025 në Athinë

5. The Wolf of Wall Street (2013)
Kohëzgjatja: 3 orë | Vlerësimi IMDb: 8.2
Një biografi shpërthyese mbi jetën e Jordan Belfort – nga broker i pasur e i pamatur në Wall Street, deri në rënien e tij përmes mashtrimit dhe korrupsionit. Një film i fortë mbi lakminë dhe fuqinë e bindjes.

6. Black Swan (2010)
Kohëzgjatja: 1 orë e 48 minuta | Vlerësimi IMDb: 8.0
Një metaforë për perfeksionizmin dhe presionin e suksesit. Balerina Nina, e kapur mes realitetit dhe iluzioneve, përfaqëson luftën që shumë sipërmarrës përjetojnë me veten në rrugën drejt përsosmërisë.

7. A Beautiful Mind (2001)
Kohëzgjatja: 2 orë e 15 minuta | Vlerësimi IMDb: 8.2
Një portret i fuqishëm mbi gjeniun matematikor John Nash, i cili përballet me suksesin, sëmundjen mendore dhe kthimin drejt vetes. Një histori mbi fuqinë e mendjes njerëzore për të kapërcyer sfida të pamundura.

8. Begin Again (2013)
Kohëzgjatja: 1 orë e 44 minuta | Vlerësimi IMDb: 7.4
Një takim i rastësishëm mes një producenti të muzikës dhe një këngëtareje të re në New York shndërrohet në një projekt kreativ që ndryshon jetët e tyre. Një histori e ëmbël për bashkëpunimin, rizbulimin dhe pasionin.

9. Ivory Tower (2014)
Kohëzgjatja: 1 orë e 30 minuta | Vlerësimi IMDb: 7.0
Një dokumentar që vë në pikëpyetje vlerën dhe koston e arsimit të lartë në SHBA. Ideal për sipërmarrësit që sfidojnë sistemet tradicionale dhe kërkojnë rrugë të reja për të mësuar dhe për të ndërtuar.

10. The Pursuit of Happyness (2006)
Kohëzgjatja: 1 orë e 57 minuta | Vlerësimi IMDb: 8.0
Historia e vërtetë e Chris Gardner, një shitës që lufton me varfërinë dhe mbijetesën, ndërsa rrit djalin e tij dhe përpiqet të ndërtojë një të ardhme më të mirë. Një film thellësisht frymëzues për këmbënguljen dhe shpresën.


Në rrugëtimin e një sipërmarrësi, motivimi shpesh gjendet aty ku nuk e pret. Këto filma dhe dokumentarë janë më shumë se argëtim,  janë pasqyrime të reales, mësime për jetën dhe frymëzime për të ardhmen.

Merr një pushim, ndiz Netflix-in dhe lëre veten të udhëhiqet nga këto histori.

IMDb

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0